Shkëndija humb në minutën e fundit dhe eliminohet nga Liga e Kampionëve

Shkëndija ka humbur ndaj Nomme Kalju me rezultat 2-1, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Kuqezinjtë e Tetovës edhe pse e kishin fituar ndeshjen e parë 1-0, dy golat e pranuar në shtëpi bënë që ata të eliminohen nga gara më prestigjioze evropiane.
Edhe pse ndeshja e parë ishte fituar dhe pritej një kualifikim i lehtë, goli i shënuar në pjesën e parë nga Maximiliano Ugge që në minutën e 6-të, ndryshoi ndeshjen.
Shkëndija me shumë mund arriti që ta barazojë rezultatin në pjesën e dytë.
Nga pika e bardhë i saktë ishte Agim Ibraimi.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në barazim në skenë doli Liliu që me kokë nga afër shënoi në kohën shtesë.
Dëshpërim i madh në kampin kuqezi, që pas kësaj ndeshje kanë mundur të takohen me çiftin e ndeshjes Celtic- Sarajevo.
Shkëndija garat do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/


















































