Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklarimeve të nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri lidhur me shkëmbimin e mundshëm të territoreve.
Në një postim në Facebook, Bajqinovci shkruan se qasja e tillë e Hazirit është e gabuar dhe se ky i fundit po vepron njësoj sikurse presidenti Hashim Thaçi.
“Kosova është me fat që ka popull e lider si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë. Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë të kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafiozë ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdo janë të lidhura me interesat e shteteve perëndimore”, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Nuk mund të japim asgjë nga territori ynë për të marrë diçka që është poashtu territor i joni. Lutfi Haziri e ka gabim këtë qasje. Megjithëse, në gabimin e tij, ai nuk e fsheh këtë sikurse Presidenti Thaçi. Të paktën askush nuk ka dilema se z. Haziri këtë e ka bërë nga ndonjë siklet personal sikurse Thaçi. Ky i fundit për afro 10 vite e gënjente popullin se nuk do të bisedohej për territore derisa nuk i erdhi puna që Serbia të ja sjellê në vëmendje se vetëm nëse shkon pas ketij projekti, mund të shpëtonte veten e tij. Pra territori i Kosovës, pjesë të tij që në një moment u bënë “dhurata të Rankoviçit” në këtë pikë, shërbenin si mall pêr kusuritje të pazarit jo për njohje, por për shpêtimin e lëkurês së Presidentit.
Kosova është me fat që ka popull e liderë si Albin Kurti që nuk e lejojnë një pazar të tillë. Kosova është me fat që ka miq si SHBA dhe Gjermania që janë tê kujdesshme për të mos lejuar marrëveshje të keqe të arritur nga pazarxhinj mafioz ballkanikë për hesape të tyre që e ndikon negativisht procesin e paqes e interesat tona që domosdoshmërisht janë tē lidhura me interesat e shteteve perëndimore.
Sulmi me frustrim, me shpifje e sharje që vijnë në formë të komunikimit prej rrugaqi, ndaj kryeministrit Kurti dhe Qeverisë, flasin për dêshpërim, flasin për nervozë dhe për mosdurim. Degradimi i Presidencês për dallim nga njerëz me kulturë, dije e sjellje të lartë institucionale e shtetërore siç ishin Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga, në një nivel gjuhe të rrugës, e bën të ndjehet keq secilin qytetar të Kosovës.
Pozita që e ka në kuadrin e vet të detyrave, unitetin e popullit të Kosovës, nuk do të duhej asnjëherë të turpërohej në këtë mënyrë. Ata që e kanë derguar në atë pozitë, duhet të ndjehen me turp e të marrin përgjegjësi sa herë që presidenca dhunohet me fjalor rrugaqërie sikurse javen e kaluar. Ata që e votuan nuk janë më pak përgjegjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës