Herolind Shala e ka nisur për mrekulli këtë edicion në elitën e futbollit norvegjez.

Mesfushori i Kosovës ka shkëlqyer në pesë takimet e para, teksa edhe Valerenga ka arritur rezultate realisht të mira, duke fituar dy takime, barazuar në dy tjera dhe ka pësuar një disfatë.


Shala ka qenë lider i padiskutueshëm i skuadrës kryeqytetase, pasi ka shënuar një gol, ka asistuar në dy të tjerë dhe ka fituar një penallti ndaj ODD Ballklub.

2824982 58264668 2560 1440

28-vjeçari nuk e kaloi një vit të mirë atë të 2019 ku u përballë me shumë lëndime, mirëpo tani duket se i ka harruar ato duke shkëlqyer në fushë.

Reprezentuesi kosovar synon që ta rikthejë skuadrën e tij në garat evropiane pas 10 viteve mungesë.

Ishte viti 2010 kur Valerenga mori për herë të fundit pjesë në Ligën e Evropës dhe që nga ajo kohë klubi nuk ka qenë në rrugën e duhur.

EPreyASX0AEMPlC

Pas pesë ndeshjeve në Eliteserien, Valerenga zë vendin e gjashtë në tabelë me tetë pikë, dhe është afër zonës së Ligës së Evropës.

Gjithsesi Shala është duke kaluar vitin e fundit si lojtar i Valerengas dhe sigurisht që deri në përfundim të kontratës dëshiron të lë gjurmë në klubin kryeqytetas norvegjez. /Telegrafi/

telegrafi sport app