LAJMI I FUNDIT:

Shkëlqimi i Bellingham te Reali, Henry tregon sekretin e suksesit të anglezit

Shkëlqimi i Bellingham te Reali, Henry tregon sekretin e suksesit të anglezit

Jude Bellingham e ka nisur në mënyrë të mrekullueshme sezonin e tij të parë me Real Madridin.

Talenti anglez është lojtari kryesor i madrilenëve këtë edicion ku në 10 ndeshje zyrtare mes La Ligas dhe Ligës së Kampionëve ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Legjenda franceze, Thierry Henry ka folur për formën fantastike të anglezit, duke treguar edhe sekretin e shkëlqimit të tij.


Forma e jashtëzakonshme e Bellingham, Ancelotti ka një përgjigje epike: Duhet ta shikojmë pasaportën e tij edhe njëherë
Lexo po ashtu Forma e jashtëzakonshme e Bellingham, Ancelotti ka një përgjigje epike: Duhet ta shikojmë pasaportën e tij edhe njëherë

“Është e vështirë të këpusësh krahët i një lojtari instinktiv. Duhet ta lini te shprehet me instinktin e tij, por duke ruajtur strukturën. Pse mendoni se Bellingham shprehet mirë tek Reali? Sepse struktura e lejon këtë”.

“Tre mesfushorë i japin atij stabilitet nga pas dhe sulmuesit përballë vrapojnë dhe hapin hapësira, duke i dhënë kohë të vrapojë me topin”, ka thënë legjenda franceze.

Tutje Henry ka marrë shembull finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, ku Barcelona mposhti Manchester Unitedin.

Jo vetëm asistim, Bellingham kishte rol vendimtar në golin e Vinicius ndaj Napolit
Lexo po ashtu Jo vetëm asistim, Bellingham kishte rol vendimtar në golin e Vinicius ndaj Napolit

“Struktura për të cilën më pyetni, është një plan që lejon të gjithë të shprehen. Shembull është finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2009. Unë u lëndova dhe nuk mund të vrapoja”.

“E gjithë mbrojtja jonë u pezullua. Kur shkova në shtrat një natë më parë, e dija që nuk mund të vrapoja. Epo, nuk mund të bëja asgjë individualisht. Por e dija gjithashtu që mund të performonim si ekip. Kështu që shkova në shtrat i qetë, edhe pse nuk mund të bëja sprint”, tha Henry ndër të tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare

"Jam në gjendje ta lë futbollin për familjen" - Egzon Bejtullai tregon si e ndërpreu kontratën me klubin suedez shkaku i nënës

Ligat tjera
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori