FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me Valmir Nafiun për vazhdimin e kontratës edhe për edicionin 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Nafiu, i cili iu bashkua ekipit në fazën pranverore të sezonit të kaluar, ishte një ndër figurat kyçe në arritjen e qëllimit për mbijetesë në elitë.


Në 16 paraqitje, sulmuesi i gjithanshëm kontribuoi me 4 gola dhe 2 asistime, duke qenë shpesh vendimtar në ndeshje të rëndësishme për grumbullimin e pikëve.

Me përvojën, kualitetin dhe profesionalizmin e tij, ai pritet të luajë një rol edhe më të madh në edicionin e ri, duke qenë një armë shtesë në repartin ofensiv për trajnerin Arsim Abazi.

"Me përvojën dhe kontributin e tij të çmuar, Nafiu do të jetë sërish pjesë e rëndësishme e ekipit tonë në vazhdim të rrugëtimit në Superligë!", thuhet në njoftimin e klubit.

Nafiu në të shkuarën ka luajtur për klube si Hamburg, Skënderbeu, Apoel Nicosia, Kosice, Renova, Otrant, Shkëndija, dhe Gjilani.  /Telegrafi/ 

telegrafi sport app