Shkëlqen “frozen”, FaZe shkakton befasinë e parë të Majorit dhe mposht Vitalityn

FaZe ka shkaktuar befasinë e parë të CS2 Majorit që po mbahet në Budapest, duke mposhtur favoritin kryesor, Vitality.
Në “de_nuke”, FaZe shënoi fitore me rezultat bindës 13-7, ku dominuan gjatë tërë ndeshjes.
Fillimisht, e mbyllën pjesën e parë si T-site me dy pikë dallim, pra 7-5, kurse në CT ishin të shkëlqyer, plotësisht të pamposhtur për të fituar me rezultat 13-7.
Më i dalluari ishte David “frozen” Cernansky me 21 eliminime, ndihmuar nga “jcobb” me 19 sosh.
FaZe keep on winning 👏 pic.twitter.com/WHwCjVs7e8
— HLTV.org (@HLTVorg) December 4, 2025
Kësisoj, FaZe i bashkohet ekipeve Mouz, Imperial, G2, Spirit dhe Pain që kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë.
Përndryshe, pas orës 18:00 – do të zhvillohen edhe raundet e dyta të Majorit./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

































