Shkarkohet drejtori i shkollës bujqësore në Tetovë, ishte pjesmarrës në dhunën në Kuvend (Foto)

Drejtori i shkollës së mesme bujqësore në Tetovë, Aleksandar Baçevski është shkarkuar nga detyra pasi ishte njohur në mesin e protestuesve më 27 prill, apo siç njihet ''e enjtja e zezë'' ku u rrahën deputetët dhe gazetarë brenda Kuvendit të Maqedonisë.
Për Telegrafi Maqedoni këtë e ka konfirmuar edhe drejtori për arsim në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi.
''Po, po është shkarkuar nga detyra. Me njoftim do të del edhe vetë komuna.'' tha Qazimi për Telegrafin.
Përndryshe, gjatë kësaj dite janë sulmuar deputetët e LSDM-së dhe Ziadn Sela, deputet i ''Aleancës për shqiptarët''.
Deputetët u sulmuan nga huliganë që prezentoheshin si protestuese që mbrojnë unitaritetin e shtetit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































