Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Deputetët votuan fillimisht për shkarkimin e kryesueses së këtij Bordi, e pastaj për anëtarët.
“Konstatoj se Kuvendi ka shkarkuar kryesuesen Selvete Grajqevci-Pllana, 63 morën pjesë, 60 për, 3 abstenuan. Kuvendi shkarkon Gani Kastratin si anëtar te bordit me 64 vota, 60 për, 3 abstenuan, asnjë kundër. Kuvendi e shkarkoi Gani Maliqin me 60 vota për dhe 4 abstenime. Kuvendi shkarkoi edhe Rrezarta Pushkolli – Makolli me 61 vota për, kundër asnjë dhe 3 abstenime”, ka thënë kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Në këtë votim nuk morën pjesë deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK e AAK.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se ka kanë konstatuar që në vazhdimësi, janë licencuar kompani që nuk kanë kryer detyrimet ndaj KPMM-së dhe po ashtu janë proceduar penalisht për shkelje të ligjit.
“Komisioni ka nxjerrë rekomandim që të shkarkohet anëtari i bordit Gani Maliqi, për arsye sepse është konstatuar që gjatë ushtrimit të detyrës ka pasur shkelje të neneve 59 dhe 60 dhe 62 të Ligjit për Komisione të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe qëllimisht apo nga pakujdesia ka shkelur dispozitat e nenit 60 të Ligjit për Komisione të Pavarura për Miniera dhe Minerale. Me datën 25.08.2021, auditori i brendshëm i KPMM-së ka konstatuar është shkelur udhëzimi administrativ 01 2011 për rregullt dhe procedurat e përllogaritjes së rendës minerale në rastin e kompanisë “Ferronikeli”, tha Muja.
Edhe për anëtarët tjerë të këtij bordi, Muja theksoi se rekomandohet shkarkimi, meqë siç tha ai, kanë shkelur ligjin e KPMM-së, shkruan Telegrafi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka thënë se minatorët tash e tri ditë janë në grevë për shkak të kushteve të rënda, ndërsa për këtë gjendje ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për të cilën ka thënë se “i ka mashtruar keq”.
“Në Minierën e Trepçës po vazhdon sot dita e tretë e grevës. Minatorët në thellësi prej 700-800 metra sot kanë kërkesa elementare sociale, ekonomike e menaxheriale. Kanë kërkesë që të kenë siguri në punë, t’i gëzojnë pagat e meritueshme, të ndryshojnë një menaxhment joligjor dhe jofunksional. Të gjitha kërkesat e minatorëve i mbështesim sepse janë legjitime. I bëj thirrje Qeverisë që të reflektojë sepse situatën e kemi në përkeqësim të skajshëm”, është shprehur Shala para deputetëve.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se tendenca për të kapur gjithçka po e dëmton bazën kushtetuese dhe esencën e institucioneve dhe agjensive të pavarura që duhet të funksionojnë në Republikën e Kosovës.
“Ndoshta këta është dashur të shkarkohen kur i ndanë 9 milionë euro për Ferronikelin, por para se të shkarkohen duhet të japin përgjigje se kush ju tha që ti ndajnë këto mjete”, tha Zemaj.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se veprimin për shkarkim e sheh si hakmarrje të pushtetit.
“Është po ky bord që ka pasur një lëvdatë publike për këta persona që sot janë para kuvendit për shkarkim. Pyetja për kolegët në LVV është çka ka ndryshu? Pushteti, kjo Qeveri ka ardhur me një premtim te madh që do të depolitizojë, dhe sot vijnë me një kërkesë për shkarkim me arsyen e vetme që nuk kanë arritur me i përmbush kërkesat e juaja. Dilni të tregoni që nuk kanë qenë të përshtatshëm për Qeverinë dhe jo t’i vëni etiketë”, ka thënë Tahiri.
Ai ka shtuar se e sheh këtë veprim si hakmarrje.
“Sot derisa ne po flasim është duke vazhduar një grevë e cila nuk ka asnjë trajtim serioz nga Ministria përkatëse, Qeveria e edhe ne si Kuvend. Po flasim për një ndërmarrje që ndoshta është burimi kryesor për mbijetesë i asaj pjese”, ka deklaruar Tahiri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kamionët nga Kosova bllokohen në Durrës, Shqipëria pezullon protokollin T2

Hapet barnatorja e parë e Ozone Pharmacy, synohet krijimi i rrjetit në tërë vendin

Hap një kapitull të ri në karrierën tënde!

Ventoro Motors jep Vespa FALAS!

Lufta tregtare SHBA-Kinë: Si ndikon në tregun e Kosovës?

Zyrtare, çmimi i energjisë elektrike rritet 16 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4