Shqiptarët janë autoktonë në Ballkan. Me sakrifica të mëdha, ata arritën ta ruajnë qenien e tyre etnike dhe kombëtare – që nga pushtimet romake, bizantine, osmane dhe sllave. Por, të ë detyruar të mbrohen vazhdimisht nga rreziqet e shumëllojshme të pushtuesve, iu nënshtruan dyndjeve të mëdha duke u vendosur në vendet ku mund të siguronin kushtet elementare për jetesë. Në shumë vende të Evropës, të Azisë dhe të Afrikës veriore, u krijuan koloni shqiptare, kurse nga fillimi i shekullit XX filloi vendosja e tyre edhe në vendet tej oqeanike.
Procesi i shpërnguljes së shqiptarëve është i pandërprerë, pavarësisht se ka ndryshuar intensiteti në fazat e ndryshme të zhvillimit të kombit shqiptar. Vëzhgimet historike dhe etnografike tregojnë se shqiptarët e të gjitha trojeve janë të lidhur me vendlindjen. Ndërsa, rezultatet e studimeve tregojnë se shpërnguljet, sidomos ato masive, janë motivuar nga shkaqet politike në rend të parë, sikurse edhe nga shkaqet ekonomike dhe ushtarako-ekspansioniste. Prandaj, mund të thuhet se shpërnguljet nuk janë dukuri origjinare e tyre, por dukuri e shkaktuar nga nxitësit e jashtëm politikë. Kjo karakterizon, para së gjithash, shpërnguljet e shqiptarëve nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi.
Ekspansionizmi sllav nxiti shkatërrimin e 636 vendbanimeve shqiptare në Sanxhakun e Nishit dhe zhdukjen e tërësishme ose të pjesshme të shumë vendbanimeve shqiptare në Serbinë jugore, në Kosovë, Mal të Zi e në Maqedoni. Kjo politikë shihet në dokumentet programore. Të tilla janë: dokumenti “Naçertanija”, “Shpërngulja e shqiptarëve”, “Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve”, “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e Re”, ”Marrëveshja xhentëlmene jugosllavo-turke”, ”Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve”, ”Programi i partive politik serbe sot” etj. Të gjitha ato kishin program të përbashkët: shpopullimin e trojeve shqiptare dhe vendosjen e kolonëve sllavë, në rend të parë serbët.
Pas rrënimit të Autonomisë së Kosovës, nga Serbia u aprovuan ligje, vendime dhe urdhëresa për fusha të ndryshe të veprimtarisë së organeve dhe të institucioneve serbe, të cilat i goditën keq shqiptarët në fushën e punësimit, të ekonomisë familjare, të mbrojtjes shëndetësore e sociale, të arsimit, të kulturës, të informacioneve dhe të shkencës. Ndër dokumentet e këtilla dallohen: “Programi për sendërtimin e paqes, të lirisë, të barazisë, të demokracisë dhe të prosperitetit të Kosovës, i shoqëruar me Planin operativ për realizimin e këtij programi” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 15, dt. 30 mars 1990),” Ligji mbi veprimin e organeve republikane në rrethana të posaçme” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 30, dt. 26 qershor 1990), “Ligji mbi marrëdhëniet e punës në rrethana te posaçme” (Gazeta Zyrtare e RSS nr. 40, dt. 26 korrik 1990), “Ligji mbi ndërprerjen e punës se Kuvendit të Krahinës së Kosovës dhe të Këshillit Ekzekutiv” (5 korrik 1990), “Ligji mbi shfuqizimin e ligjeve me të cilat është rregulluar marrja e masave të përkohshme për mbrojtjen shoqërore të të drejtave vetëqeverisëse dhe të pronës shoqërore” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 79, dt. 31 dhjetor 1991), “Ligji mbi ndërprerjen e punës së avokatit shoqëror te vetëqeverisjes” (Gazeta Zyrtare e RSS, nr. 38, dt. 28 qershor 1991)…
Organet serbe e përdorën çdo mjet për realizimin e plotë të detyrave që dilnin nga këto dokumente: bastisjet e fshatrave, të shtëpive, burgosjet, rrahjet, plagosjet dhe vrasjet ishin dhe ngelën format më të vrazhda të detyrimit të shqiptareve për të kërkuar hapësirë të jetës së lirë. Këto forma të terrorit sistematik shkaktuan dëbimin e rreth 250 mijë shqiptarëve. Deri më 1993, dëbimi i tillë rralloi shumë fshatra shqiptare, por edhe qytete. Ndërkaq, pas shtatorit të vitit 1993, shfaqet dukuria e dëbimit të banorëve të të gjithë fshatit: në gjysmën e dyte të vitit 1993, forcat policore dhe ushtarake i kërcënojnë haptas shqiptarët e disa fshatrave që të shpërngulen në Shqipëri. Kështu, evidentuan jo vetëm rrallime banorësh, por filloi evidentimi i lagjeve të tëra që lanë shtëpitë, dyqanet dhe pronat bujqësore (livadhet, arat, kopshtet etj..).
Me qëllim të spastrimit etnik të fshatrave shqiptare, u organizua fushata e mbledhjes së armëve me aplikimin e çdo forme të dhunës. Në qytete, në fshatra dhe në vendbanime të zhvilluara, shqiptarëve u merren banesat dhe familjet hidhen në rrugë pa u siguruar strehim. Të rinjtë shqiptarë merren me dhunë në shërbim ushtarak dhe për fatin e tyre familjet e tyre nuk marrin kurrfarë informatash. Nga forcat ushtarake të ish-Jugosllavisë u vranë 63 ushtarë shqiptarë dhe arkivolet e tyre u kthyen në shtëpi të prindërve me shpjegimin se kanë bërë vetëvrasje. Shqiptarët nën pushtetin serb ishin të pambrojtur edhe në aspektin juridik. Ndaj, nën ndikimin e vazhdueshëm të formave të përmendura, pjesa më produktive e shqiptarëve u shpërngul dhe u vendos në Evropën perëndimore, në ShBA, e deri në Zelandë të Re e Australi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova