LAJMI I FUNDIT:

Shkaktarët që po çojnë drejt vrasjeve

Shkaktarët që po çojnë drejt vrasjeve

Në Kosovë në javën e parë të gushtit ndodhën dy vrasje ku të dyshuarit e përfshirë kishin të kaluar kriminale.

Vrasja që ndodhi më katër gusht në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës ku mbeti i vdekur një person e disa të plagosur, kishte të përfshirë të dyshuar që ishin recidivistë të shumë veprave penale.

Po ashtu edhe i dyshuari për vrasjen e së hënës në një lokal në Klinë, Tush Frroku, në të kaluarën ka kryer edhe vepra tjera penale.


Prokuroria Themelore në Pejë kishte njoftuar se Frroku është akuzuar edhe për dy vepra tjera penale dhe se ndaj tij kishte procedurë edhe për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Në lidhje me këtë, avokati, Anton Ndrecaj ka thënë se këto vrasje janë dështim i hallkës zinxhirore të organeve të sigurisë dhe të drejtësisë.

Në emisionin “FIVE”, Ndrecaj ka thënë se ndonëse korniza ligjore është kogja e strukturuar, zbatimi i kësaj kornize në praktikë lë për të dëshiruar.

“Ne vazhdimisht e kemi thënë, dështimi i hallkës zinxhirore të organeve të sigurisë dhe të drejtësisë, kohëve të fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve që kanë përfunduar me fatalitet, dhe jemi dëshmitarë se personat që kanë kryer ato vrasje kanë pasur të kaluar kriminale dhe ndaj tyre ka pasur masa/sanksione mu për shkak të dështimit të drejtësisë. Korniza ligjore është kogja e strukturuar, zbatimi i kësaj kornize në praktikë lë për të dëshiruar, kjo i motivon recidivistët të vazhdojnë më tutje me qëllimet e tyre, natyrisht ne si shoqëri në fund po i përjetojmë pasojat”, ka thënë Ndrecaj.

Ndërsa në anën tjetër, sociologu, Jeton Brajshori ka thënë se nuk ka gjë më të keqe për një shoqëri kur dhuna kthehet në normalitet.

“Shoqëria jonë është në krizë, përvec papunësisë dhe migrimit të pakontrolluar, ne kemi edhe dhunën e cila pothuajse është bërë përditshmëri. Nuk ka më të keqe për një shoqëri kur dhuna bëhet normalitet, sepse ajo pastaj çon në anarki”, ka thënë Brajshori.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme të analizohen arsyet pse vjen situata deri në këtë pikë, pasi siç thotë ai, prokuroria dhe gjyqësia mbyllin sytë para kriminelëve të cilët lihen ende të lirë pas kryerjes së shumë veprave penale.

“Ne jemi në periudhë tranzicioni prej pasluftës, duhet të analizojmë situatat pse na binë deri në këtë pikë. Fatkeqësisht nuk kemi bërë hulumtim afatgjatë por secili nga ne kemi bërë hulumtime vetanake, prokuroria dhe gjyqësia e kanë rolin kryesor, mjaft kriminela kanë me mijëra vepra penale dhe enden të lirë, afro një mijë recedivista enden të lirë.  Gjyqësia po i mbyll sytë përballë kriminelëve të tillë, ndoshta e kanë përkrahjen politike e financiare, mirëpo definitivhst, rinia jonë e cila është prirur të jetë mirë e ka shpresën vetëm drejt liberalizimit të vizave”, ka theksuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori