LAJMI I FUNDIT:

Shitjet në internet në Europë, Europol konfiskon 27 milionë maska të falsifikuara

Shitjet në internet në Europë, Europol konfiskon 27 milionë maska të falsifikuara

Gati 28 milionë produkte të falsifikuara dhe të paligjshme u konfiskuan, përfshirë 27 milionë maska, në një operacion të kryer në bashkëpunim me 21 vende evropiane përfshirë Belgjikën, raportoi Europol të premten.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operacioni tetë-mujor, i njohur si “Aphrodite”, u zhvillua bashkërisht nga Guardia di Finanza italiane dhe policia kombëtare irlandeze (An Garda Síochána) me mbështetjen e Europol.

Nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, shërbimet monitoruan shitjet në internet të një larmie të gjerë të mallrave të falsifikuara, duke çuar në kontrolle në depo, dyqane dhe tregje në Belgjikë, Qipro, Greqi, Irlandë, Itali, Portugali, Rumani dhe Spanjë.


Operacioni çoi në “çmontimin” e 123 llogarive të rrjeteve sociale dhe 36 faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara.

Përveç 27 milionë maskave të fytyrës, autoritetet sekuestruan 800,000 artikuj veshjesh, veshje sportive, këpucë, pajisje dhe lodra.

Si rezultat, dhjetë persona u arrestuan në Greqi dhe më shumë se 700,000 euro u sekuestruan gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori