LAJMI I FUNDIT:

Shitet “fantazma e zezë”, Dodge Hemi Challenger R/T SE që dominoi rrugëve të Detroitit

Shitet “fantazma e zezë”, Dodge Hemi Challenger R/T SE që dominoi rrugëve të Detroitit

Dodge Challenger, që fitoi statusin e legjendës falë fitoreve në garat e rrugëve në Detroit që zhvilloheshin gjatë natës, është nxjerr në shitje.

Fjala është për modelin Dodge Hemi Challenger R/T SE i prodhuar në vitin 1970, që është i njohur si Black Ghost, transmeton Telegrafi.

Njihej si vetura e pamposhtur në garat e rrugëve që ndodhnin në të 70-at në Detroit.


Edhe pse pronari i veturës prej kohësh ishte mister për opinionin, së fundmi u zbulua se ishte Godfrey Quails.

Ai gjatë ditës punonte si polic në Detroit, e gjithashtu shërbeu në ushtrinë amerikane dhe u nderua me medaljen Purple Heart.

Pas rikthimit në shtëpi nga ushtria, Quails porositi veturën nga kompania Raynal Brothers Dodge në Detroit, ndërsa e mori më 5 dhjetor të vitit 1969.

Challengeri i zi kishte vijë të bardhë në bisht dhe një modifikim në kulm – Gator Grain.

Koleksionuesit do të kenë rastin ta blejnë veturën origjinale në ankand, që do të mbahet nga 12 deri më 20 maj. /Telegrafi/