Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë për sfidën Poloni – Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.
Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, e mërkurë, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.
Në këtë ndeshje, interesimi është shumë i madh, sidomos nga tifozët shqiptarë, të cilët kanë blerë të gjitha biletat.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026”.
“FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/



















































