LAJMI I FUNDIT:

Shishtavec-Krushevë, pikë e re kufitare që lehtëson jetën e qytetarëve në mes Shqipërisë e Kosovës

Shishtavec-Krushevë, pikë e re kufitare që lehtëson jetën e qytetarëve në mes Shqipërisë e Kosovës

Shishtavec-Krushevë, pika e re e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila u hap pas marrëveshjes së nënshkruar nëntorin e shkuar me dy qeverive.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj pike kufitare u paralajmruarn marrëveshje të tjera në mes dy vendeve tona, derisa u tha se kjo pikë kufitare do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve nga të dyja anët por gjithashtu do të shërbej edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Bledar Çuçi ka thënë se me hapjen e kësaj pike kufitare po krijojnë ura sa më të komunikueshme midis vendeve tona dhe të bërë jetën e qytetarëve tona sa më të lehtë.


“Besoj se të gjithë përfitimet që do të pësojnë të dy komunitetet në dy anët që në fakt kanë një lidhje historike shumë më të largët sesa historia jonë e afërt. Ne nuk bëjmë asgjë tjetër veç se i kthejmë ata në historinë e tyre, në traditat e tyre dhe ky është qëllimi parësor si kundër pastaj edhe qëllimet e tjera që lidhen me krijimin e kanaleve të lëvizshmërisë qoftë të njerëzve qoftë të mallrave, të turizmit. Të dy anët e kufirit janë zona me potenciale të jashtëzakonshme të turizmi… Në agjendën e përbashkët të filluar me nënshkrimin e tri marrëveshjeve, por që nuk do të ndalojë te këto tri marrëveshje, ky është një nga hapat e rëndësishëm të këtyre tri marrëveshjeve”, tha ai duke shtuar se shumë shpejt do të heqin edhe regjimet tjera të lëvizjes së qytetarëve tonë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se hapja e kësaj pike është dëshmi e vullnetit të të dy qeverive që të tejkalohen të gjitha vështirësitë dhe jetën e qytetarëve ta bëjnë sa më të lehtë.

“Forcimi i raporteve tona nuk do të ndalet këtu. Kjo është realizimi i marrëveshjes së dytë nga tri të cilat dy ministritë tona, dy qeveritë tona i kanë nënshkruar por do të ketë edhe marrëveshje tjera. Shumë punë duhet të bëjmë që bashkëpunimi ynë të jetë sa më i afërt, sa më dinamik e që qytetarin e zakonshëm të jetë sa më i padukshëm që ne realisht ta përmbushim misionin tonë të parë, të jemi në shërbim të tyre”, tha ai.

Sipas ministrit Sveçla, kjo pikë kufitare do të jetë e hapur 24 orë dhe shtatë ditë në javë që do t’i shërbejë qytetarëve tonë dhe shtetasve të vendeve të treta.

Ai shtoi se kjo zonë është me shumë gjasa për t’u zhvilluar dhe duhet t’i ndihmuar, pasi është zonë që mund të ketë edhe zhvillim të hovshëm të turizmit. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori