LAJMI I FUNDIT:

Shipkovicë, 11 anëtarë të familjes Ramadani akoma pa kulm mbi kokë

Shipkovicë, 11 anëtarë të familjes Ramadani akoma pa kulm mbi kokë

Deri para një viti, në këtë shtëpi jetonte familja 11 anëtarëshe Ramadani nga Shipkovica. Zjarri kishte lënë pa kulm mbi kokë familjen Ramadani të cilët u detyruan të jetojnë në shtëpi me qira. Arben Ramadani, i punësuari i vetëm i kësaj familje thotë se Komuna e Tetovës kishte premtuar ndihmë prej 250 mijë denarëve, por për një vit, përpos vendimit nuk kanë marrë asnjë denarë.

“Vendimi po, është i bërë për t`i lëshuar të hollat por të holla nuk ka asgjë. Kam një vit që shkoj tek komuna po veç më thonë do shohim, do bëhet por asnjë ndihmë nuk ka nga komuna. Jemi me qira që kur është djegur shtëpia. Ndihmë nga askush nuk kemi, përballemi me skamje, me varfëri, mundohemi ta paguajmë qiranë. T`iu them të drejtën, veç shpirti im e di se si ia dal unë kur vjen muaji për të paguar qiranë, ujin rrymën. Për fëmijët për familjen nuk ngel asgjë”, u shpreh Arben Ramadani.

Ndihma e vetme që ka pranuar familja është ajo e shoqërisë, thotë i zoti i shtëpisë, Zulfi Ramadani.


“Që atëherë jetoj me qira. Vet s’mbrihet qiraja, 150 euro në muaj e paguaj, paguaj edhe rrymën, ujin, s`di çka të them, na ka ndihmuar edhe shoqëria nga pak me përmbajtje, s`di çka të them”, tha Zulfi Ramadani, pronar.

Nga Komuna e Tetovës nuk sqarojnë për vonesat, po thonë se së shpejti familja mjetet do i ketë në xhirollogari./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Kalo në kategori