LAJMI I FUNDIT:

Shinzo Abe në gjendje të rëndë, thotë kryeministri japonez

Shinzo Abe në gjendje të rëndë, thotë kryeministri japonez

Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe është plagosur pas të shtënave me armë gjatë një fjalimi në qytetin Nara.

Në një fjalim emocionues, kryeministri aktual i Japonisë, Fumio Kishida dënoi të shtënat duke e cilësuar sulmin si “akt të urrejtjes”, raporton bbc.

Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe
Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

Ai thotë se ndërsa motivet e vrasësit mbeten të panjohura, nuk mund të anashkalohet lidhja me fushatën elektorale. Kishida thotë se plagosja e paraardhësit dhe mentorit të tij, Abe është “absolutisht e pafalshme”.


“Zgjedhjet po mbahen. Ky është vetë themeli i demokracisë dhe një incident i tillë ka ndodhur”, tha ai.

“Është barbare, dashakeqe dhe nuk mund të tolerohet. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të doja të përdorja fjalët më ekstreme në dispozicion për të dënuar këtë akt”, shtoi ai.

Shinzo Abe është dërguar në spital dhe është në “gjendje shumë të rëndë”, pohoi kryeministri duke shtuar se “po lutet nga zemra” që ai t’i mbijetojë sulmit.

Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari për sulmin ndaj ish-kryeministrit japonez

Ai shtoi se të gjithë ministrat e qeverisë janë urdhëruar të kthehen në Tokio, por tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për ndryshimin e orarit të zgjedhjeve.

Raportet e mediave lokale thonë se sulmuesi besohet të jetë një ish-anëtar i Forcës Vetëmbrojtëse Detare të Japonisë, ekuivalenti lokal i një marinsi.

Incidentet e dhunës me armë janë të rralla në Japoni, ku armët e dorës janë të ndaluara – dhe incidentet e dhunës politike janë pothuajse të padëgjuara. /Telegrafi/