Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është shikuar video-incizimi i ditës kritike, në gjykimin ku Shkumbin Sekiraqa akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit. Mbrojtja e Sekiraqës kërkoi që video-incizimi të shpallet provë e papranueshme.
I akuzuari Shkumbin Sekiraqa- djali Salih Sekiraqës (njërit prej të dyshuarve për vrasjen e Premtim Gashit më 1 shtator në Aktash në Prishtinë), akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit, (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi).
Mbrojtësi i të akuzuarit Shkumbin Sekiraqa, avokati Naser Sopjani ka kërkuar nga Gjykata që videoja në fjalë të veçohet nga shkresat e lëndës dhe të shpallet si provë e papranueshme, me arsyetimin se nuk është siguruar përmes urdhëresës së ligjshme, por nga publikimi në portale.
“Sa i përket video-incizmit të cilin e shikuam sot, ashtu siç deklaroi edhe Prokuroria, ky incizim nuk është siguruar përmes urdhëresës së ligjshme, pra i bie që është marrë pa urdhër fare, është siguruar përmes portaleve, e të cilat nuk dihet se ku e kanë burimin dhe si e tillë e vlerësojmë se kjo CD duhet të veçohet nga shkresat e lëndës si provë e papranueshme”, tha Sopjani.
Por, trupi gjykues refuzoi propozimin e mbrojtjes, me arsyetimin se CD-ja në të cilën paraqiten pamjet e ngjarjes e cila është objekt i kësaj çështjeje penale, është shfaqur publikisht në rrjete sociale dhe nuk ka qenë e nevojshme që për sigurimin e saj të lëshohet ndonjë urdhër i veçantë.
Avokati Sopjani, propozoi që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet babai i të akuzuarit Shkumbin Sekiraqa, Salih Sekiraqa, pasi sipas tij ka informacione lidhur me ngjarjen, e të cilat do ta ndihmonin trupin gjykues për të kuptuar mënyrën se si është kryer vepra dhe motivin, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Por, edhe ky propozim u refuzua nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Naser Foniqi.
Sipas trupit gjykues, dëshmitari i propozuar nga mbrojtja nuk ka qenë në vendin e ngjarjes dhe se nuk ka dhënë ndonjë dëshmi apo deklaratë lidhur e ngjarjen. Andaj, sipas tyre, ky dëshmitar i propozuar nuk është i rëndësishëm për vlerësimin e ngjarjes.
Duke qenë se propozimi i mbrojtjes u refuzua, për shkak të përgatitjes së mbrojtjes dhe me kërkesë të tyre, seanca e sotme është ndërprerë për të vazhduar një datë tjetër.
Paraprakisht, në këtë seancë është dëgjuar dëshmitari Skender Hoti, i cili ka thënë se përmes biznesit të tij, ka qenë duke punuar me qeramika në lokalin e tani të dëmtuarit Pajtim Gashi.
Ai ka deklaruar se të akuzuarit nuk i njeh dhe se e tërë ngjarja e ditës kritike ka ndodhur brenda 1-2 minutave. Tha se me të hyrë në lokal ka dëgjuar të shtëna nga arma, duke mohuar që është në dijeni lidhur me numrin e të shtënave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 28 gusht 2024, ka ngritur aktakuzë ndaj Shkumbin Sekiraqës (djali i të dyshuarit për vrasjen në Aktash, Salih Sekiraqa), i cili akuzohet për tentim vrasjen e Pajtim Gashit (vëllait të tani të ndjerit Premtim Gashi).
Sipas aktakuzës, më 4 mars 2024, në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, derisa ishte duke lëvizur me veturë, pronë e të pandehurit Muhedin Haliti, Shkumbin Sekiraqa ishte takuar me personin NN i cili lëvizte me një automjet tjetër në atë rrugë. I pandehuri Sekiraqa për arsye të panjohura, me dashje dhe me qëllim që të privojë nga jeta të dëmtuarin Pajtim Gashi, pas bisedës me NN personin, i vihen pas të dëmtuarit Gashi, dalin nga vetura dhe i drejtohet me fjalët “Paja shoq a po me njeh mu”.
Aktakuza thotë se më pas e sulmojnë fizikisht, në atë mënyrë që fillimisht Shkumbin Sekiraqa nxjerrë armën e zjarrit duke shtënë në drejtim të Gashit, e më pas e godet në kokë me kondak të armës, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe një plagë në këmbë të djathtë.
Aty thuhet se i dëmtuari Gashi, edhe pse ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, i pandehuri ka shtënë me armë në drejtim të tij.
Me këtë, Sekiraqa akuzohet se në bashkëkryerje me NN personin, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal.
Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë si në pikën e parë të aktakuzës, Sekiraqa me anë të përdorimit të armës në vend publik, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve. Kjo pasi derisa ka shtënë me armë në drejtim të të dëmtuarit Pajtim Gashi, ka rrezikuar personat e tjerë që ishin në rrugë.
Me këtë, Sekiraqa akuzohet se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1 të Kodit Penal.
Kurse, në pikën e tretë të aktakuzës, thuhet se në ditën, kohën dhe vendin e njëjtë, i pandehuri Sekiraqa prej kohës së panjohur, ka mbajtur në posedim armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin për armët.
Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.
Kurse, Muhedin Haliti, akuzohet se me dashje ndihmoi të pandehurin Shkumbin Sekiraqa, duke fshehur provën- veturën e cila ishte pronë e tij (Halitit), të cilën Sekiraqa e ka pasur në shfrytëzim në ditën kritike. Më tej, thuhet se as kryerjes së veprës penale nga Sekiraqa, i akuzuari Haliti, e ka fshehur veturën në garazhin e tij dhe kur ishte pyetur nga pjesëtarët e policisë, kishte deklaruar se e ka shitur.
Me këtë, Muhedin Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380, par. 1 të Kodit Penal.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi