Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Valencias ka përfunduar me rezultat 0-0 në La Liga.

Por, rezultati nuk do ishte i tillë sikur gjyqtari kryesor dhe ai anësor nuk do të gabonin në minutën e 30-të, kur katalanasve iu mohua një gol i rregullt.


Kjo pasi portieri i Neto gaboi pas gjuajtjes së Lionel Messit dhe topi kaloi vijën e portës, por fatkeqësisht e gjitha kjo nuk u pa nga gjyqtari.

DPldh3PUIAEnLTR

Në minutën e 37-të Luis Suarez ishte në pozitë jashtë loje dhe në momentin që loja u ndal, uruguaiani u kthye nga anësori i nervozuar dhe i tha: “Shiko edhe golin gjithashtu”.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit kishte më vonë një tjetër rast të mirë për gol, por Neto u tregua i vëmendshëm. /Telegrafi/

DPldY6BVAAA3pzW

telegrafi sport app