Industria e Mishit MEKA Halal Food ka marrë aprovimin zyrtar për të filluar eksportin e produkteve të saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i rëndësishëm për kompaninë kosovare, e cila prej vitesh njihet për cilësinë, sigurinë dhe certifikimin halal të produkteve të saj. Së shpejti, konsumatorët në vendin fqinj do të kenë mundësinë të kenë në tryezat e tyre produktet e MEKA-s – nga mishi i freskët e deri tek sallamet dhe produktet e përpunuara.


Kompania ka bërë të ditur se ky lajm është dëshmi e standardeve të larta që MEKA aplikon në prodhim dhe kontroll të cilësisë, si dhe një tregues se besimi i fituar në tregun vendor tashmë po zgjerohet edhe jashtë kufijve.

MEKA Halal Food mbetet e përkushtuar të vazhdojë misionin e saj për të sjellë shije autentike dhe produkte të sigurta për konsumatorët kudo ku është e pranishme.