LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Nevojitet zhvillim i rrjetit të korrespodentëve për informacione të sakta dhe në kohë

SHGM: Nevojitet zhvillim i rrjetit të korrespodentëve për informacione të sakta dhe në kohë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot promovoi publikimin e ri i cili në fokus kishte gjendjen e korrespodentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë promocionit foli kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, i cili u përqendrua në problemet me të cilët përballohen kolegët nga periferia e vendit.

“Brengos fakti që rrjeti i korrespodentëve i RTM-së, por edhe i televizioneve tjera nacionale vazhdimisht është duke u zvogëluar, ndërsa në disa media është shkatërruar”, theksoi Çadikovski.

Sipas tij, ka më shumë arsye që kanë kontribuuar për këtë situatë.


“Financat janë problemi kryesor për korrespodentët, ndërsa të gjitha hulumtimet për gjendjen socio-ekonomike të korrespodentëve tregojnë se rrogat mujore dhe honorarët për tekste të botuara nuk mund të mbulojnë as shpenzimet themelore për jetesë. Por, ky nuk është problemi i vetëm që kemi vërejtur gjatë këtij hulumtimi. Mungesa e pajisjeve teknike, presioni nga redaksitë, por edhe nga pushteti lokal, vështirësojnë punën e gazetarëve”, tha kryetari Çadikovski.

Ai foli edhe për pjesën e analizës ku është cekur nevoja për intervenim në legjislacionin që do t’i detyrojë të gjitha mediat nacionale të angazhojnë korrespodentë. Një pjesë e rekomandimeve janë për Radiotelevizionin e Maqedonisë dhe Agjencinë informative mediatike (MIA) që të krijojnë qendra për korrespodentët në 8 rajonet në vend, dhe njëkohësisht të sigurojnë kusht teknike për punë dhe punësime me vendime me kohë të pacaktuar.

Në analizën rekomandohet që mediat e shtypura të punësojnë së paku nga tre korrespodentë, sepse tani janë financiarisht të ndihmuar nga buxheti i shtetit dhe kjo gjë sjell obligime, në interes të publikut të informuar për tema me karakter lokal dhe rajonal.

Në lidhje me televizionet nacionale terestriale dhe kablovike në analizën rekomandohet të rrisin rrjetet e tyre të korrespodentëve, dhe të sigurojnë kushte përkatëse për punë për gazetarët.

“Duhet të bëhen ndryshime dhe plotësime në Rregulloren për kushte minimale teknike, hapësinore, financiare dhe kadrovike për fitimin e lejes për radio dhe televizion edhe atë në kaptinën VI, neni 22 që rregullon numrin dhe strukturën e të punësuarve. Këto ndryshime duhet të garantojnë që nga 30 gazetarë të punësuar në mediat terestriale, së paku 4 duhet të jenë korrespodentë, gjegjësisht nga 10 gazetarë të punësuar në televizionet kablovike së paku 2 të jenë korrespodentë me kohë të plot të punës”, tha Çadikovski.

Ky publikim është përgatitur në kuadër të projektit “Gazetarë të sigurt për informacione të besueshme në Maqedoni”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shkup.

Përmbajtja e publikimit është përgjegjësi vetëm e SHGM-së dhe e autorëve dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet se reflektojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj

Lajme
Kalo në kategori