LAJMI I FUNDIT:

Shfuqizohet vendimi që ndalonte eksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore

Shfuqizohet vendimi që ndalonte eksportin e përkohshëm të produkteve esenciale agro-ushqimore

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka marr vendim që ta shfuqizojë vendimin që ndalonte përkohësisht për eksport disa nga produktet themelore agro-ushqimore.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e 69-të të Qeverisë pati thënë se ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

“Invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore në Evropë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjellë rritjet e çmimeve të produkteve në vend dhe evidencën e eksporteve të mallrave. MINT ka sjell vendimin që ndalon eksportin dhe ri-eksportin të disa produkteve agro-ushqimore”, pati thënë Kurti.


Qeveria e Kosovës premton se së shpejti do të rishikohet vendimi që ndalon eksportin e disa produkteve esenciale
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës premton se së shpejti do të rishikohet vendimi që ndalon eksportin e disa produkteve esenciale

Kurse, kryetari i Bordit të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Berat Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin ka theksuar se vazhdimi i kësaj mase po i rrezikon bizneset në humbjen e tregut.

“Ne kemi qenë dakord me Qeverinë, në fillim të prillit, ku ishte një panik në popull, në regjion e në Evropë që të merren disa masa për një kohë të caktuar që të mbrohen konsumatorët e që largohet paniku për produktet esenciale. Mirëpo, nuk jemi të pajtimit me ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari që këto masa të zgjasin pesë muaj, pra janë masa të stërzgjatura, ku prodhuesit tonë që atë treg që e kanë pasur me rastin e eksportit kanë filluar ta humbin”, ka theksuar Mustafa.

Sipas tij, Kosova kishte mbetur i vetmi vend në rajon që vazhdon që t’i ketë këto masa.

Ndryshe, Telegrafi kishte raportuar lidhur me këtë vendim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori