Shoqata e Ortopedëve në Gjermani, ka këshilluar njerëzit që të ecin sikur pinguinët nëpër hapësirat me akull, në përpjekje që të shmangin rrëzimin në sipërfaqen e ngrirë.

Në raportin e publikuar, kërkohet që gjatë ecjes të imitohen shpezën e viseve të ftohta, që ngrehin gjoksin përpara, në mënyrë që tërë graviteti të bie në pjesën qendrore të shputës, transmeton Telegrafi.


Shfrytëzoni këtë këshillë të çuditshme qe te shmangni rrezimin ne akull foto 2 Ecja sikur pinguini në akull, besohet se ndihmon në shmangien e rrëzimit

Nëse ecet në mënyrë normale, pesha e trupit bie varësisht në këmbën që është në tokë dhe në këtë formë mund të humbet balanca, pastaj mund të përfundohet në sipërfaqen e rrëshqitshme.

Ky studim është bërë pasi në vitin 2014, Komuna e Berlinit nuk i pastroi rrugët nga bora, ndërsa nuk hodhi kripë dhe rërë në sipërfaqet e ngrira. Për pasojë, mbi 750 njerëz të lënduar mbushën spitalet, si pasojë e rrëshqitjes në akull. /Telegrafi/