LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 7° partlycloudy_day

Shfaqjet ndërkombëtare ofrojnë përvoja të thella për publikun në “Prizren Fest”

Shfaqjet ndërkombëtare ofrojnë përvoja të thella për publikun në “Prizren Fest”

Shfaqjet që prezantojnë histori personale të përjetimeve të vetëvrasjes së asistuar, por edhe të betejës mes të mirës e të keqes, në kuadër të programit të edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të hapur “Prizren Fest”, kanë ofruar përvoja të thella për publikun e pranishëm në dramat “Udhëtimi në Cyrih”, përkatësisht “Luciferi”.

Sipas organizatorëve shfaqja nga Franca ka sjellë një udhëtim emocionues.

“Në një udhëtim emocionues të bazuar në histori personale, me dhembje e dashuri deri në momentet e fundit të aventurës jetësore dhe miqësisë, na dërgoi shfaqja nga produksioni i Francës “Voyage a Zurich””, thuhet në njoftim. Në këtë dramë të shkruar nga Jean-Benoît Patricot, me regji të Franck Berthier trajtohet çështja e fundit të jetës, jo për të mbrojtur një shkak dhe për të shpjeguar çështjet etike dhe ligjore të përfshira, por për të sjellë në lojë përvojën konkrete të vetëvrasjes së asistuar, raporton Telegrafi.


Ndërsa shfaqja “Luciferi” nga Bullgaria, sipas njoftimit të festivalit, ka sjellë lojën e mrekullueshme të aktorit Boyan Arsov. Në këtë shfaqje vetë djallë shfaqet në skenë, teksa pohon se nuk është i keq dhe e shpall veten mjeshtër të artit dhe letërsisë, teksa shpaloset beteja mes të mirës dhe të keqes, me dilemën nëse njëra mund të ekzistojë pa tjetrën.

Krahas këtyre temave, sipas njoftimit të festivalit, “Petrushi i huaj” me regji nga Meli Qena, ka sjellë energji për më të vegjlit në Prizren Fest, me shfaqjen “që fliste për një djalosh çapkën që dëshironte në  çdo mënyrë t’i shmanget shkuarjes në shkollë, por që më në fund, e sheh se secila rrugë është më e vështirë dhe më e padobishme se sa mësimi”.

Shfaqja tjetër në Prizren Fest Kids ka qenë “Magjistari nga Ozi” nga Teatri i Qytetit të Gjakovës. “Një shfaqje e mahnitshme e cila bëri që fëmijët të përjetojnë një udhëtim emocionues në botën e magjisë”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Programi i “Prizren Fest” po vazhdon me performanca sikurse edhe me shfaqje tjera. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Kalo në kategori