Shfaqja e papritur dhe e parakohshme e flokëve të thinjura mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve

Shfaqja e papritur dhe e parakohshme e flokëve të thinjura mund të jetë një shenjë se organizmit tuaj i mungon vitamina B12, por mund të tregojë edhe probleme të tjera më serioze shëndetësore.
Ndërsa plakemi, qelizat e pigmentit që ia japin ngjyrën e flokëve, vdesin ngadalë. Megjithatë, në disa raste, shfaqja e papritur e flokëve të thinjura mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve dhe gjendjeve mjekësore.
Mungesa e vitaminës B12 është një nga shkaqet më të zakonshme të thinjes së parakohshme të flokëve. Hulumtimet kanë treguar se marrja e suplementeve B12 redukton nivelet e larta të homocisteinës – e cila mund të çojë në rënien e flokëve – dhe parandalon thinjen e parakohshme të flokëve.
Vitamina, e gjetur në mish, peshk dhe qumësht, gjithashtu ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë thelbësore për rritjen dhe shëndetin e flokëve.
Sëmundja e Von Recklinghausen – Neurofibromatoza, e njohur ndonjëherë si sëmundja e Von Recklinghausen, është një gjendje që shkakton rritjen e tumoreve pranë nervave.
Shkaktohet nga një mutacion i gjeneve të caktuara dhe mund të trashëgohet nga prindërit ose të ndodhë në zhvillimin e hershëm të pacientit. Aktualisht nuk ka asnjë parandalim apo shërim, por tumoret janë më shpesh jo kancerogjene.
Njerëzit me këtë sëmundje kanë njolla të errëta të madhësive dhe formave të ndryshme në të gjithë trupin e tyre, dhe disa gjithashtu vërejnë një ndryshim në ngjyrën e flokëve.
Sëmundja e tiroides – Ndryshimet hormonale të shkaktuara nga një problem i tiroides – si hipertiroidizmi ose hipotiroidizmi – mund të jenë gjithashtu përgjegjëse për thinjat e parakohshme.
Shëndeti i tiroides mund të ndikojë gjithashtu në ngjyrën e flokëve. Një gjëndër tiroide tepër aktive ose joaktive mund të bëjë që trupi juaj të prodhojë më pak melaninë, e cila është përgjegjëse për ngjyrën e flokëve.
Alopecia areata është një sëmundje autoimune, ku trupi sulmon veten dhe gjithashtu mund të shkaktojë thinja të parakohshme.
Në rastin e alopecisë, sistemi imunitar mund të sulmojë flokët dhe mund të shkaktojë humbje të pigmentit. Alopecia areata shkakton njolla tullacie, ndërsa si burrat ashtu edhe gratë preken në mënyrë të barabartë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës