LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet ‘sinjali sekret’ i Martin Odegaard për të vendosur se çfarë goditjesh nga këndi të ekzekutohen te Arsenali

Shfaqet ‘sinjali sekret’ i Martin Odegaard për të vendosur se çfarë goditjesh nga këndi të ekzekutohen te Arsenali

Sipas teorisë së një eksperti, Martin Odegaard ka një sinjal sekret për të sinjalizuar se çfarë lloji të goditjes nga këndi do të ekzekutojë Arsenali.

Skuadra londineze shkatërroi Crystal Palacen me rezultat 5-0 në Emirates për t’i dhënë fund një serie të formës së dobët.

Dy golat e hapjes së Topçinjve erdhën nga këndi, ndërsa Gabriel shënoi me kokë të parën, përpara se mbrojtësi brazilian të detyronte një autogol nga portieri i Palace, Dean Henderson për të dytin.


Arsenali kthehet te fitorja, demolon Crystal Palacen  
Lexo po ashtu Arsenali kthehet te fitorja, demolon Crystal Palacen  

Ish-mbrojtësi i Uellsit dhe Swansea, Ashley Williams ia vlerësoi suksesin e topçinjve në lojë Martin Odegaard, i cili besonte se po i sinjalizonte lojtarit se ku të vendoste topin.

Në analizën e tij të lojës, Williams shpjegoi: “Ka gjithmonë një shkas për atë që do të jetë lëvizja, dhe ne mund të shohim se ata kanë punuar nëse është një kënd i shtyllës së përparme apo një këndi i pasmë”.

“Nëse e shikoni Odegaardin, ne mendojmë – ndoshta kemi pasur shumë kohë në dorë – por mendojmë se ndoshta ai po i sinjalizon diçka sulmuesit”.

“Ai është në të njëjtin vend për çdo cep dhe po rregullon çorapet e tij. Arsyeja pse po kërkojmë një shkas është sepse këto gjëra janë analizuar në stërvitje”.

“Ka sinkronicitet nëse shkojnë përpara apo mbrapa. Çdo klip që shohim këtu ai po bën të njëjtën gjë ku luan me çorapet e tij. Mund të jetë rastësi, po”.

“Ky është një rast interesant sepse në fakt është një vendim në shtyllën e parë dhe ai bën një gjë tjetër me çorapet e tij, kështu që e kuptoj se mund të kërkojmë diçka që nuk është aty, por është një rastësi e madhe që ai është gjithmonë është aty dhe gjithmonë bën diçka me çorapet e tij”, ka shtuar më tej ai.

Fitorja e Arsenalit i zhvendos ata mbi Aston Villan në vendin e tretë – me presion tani mbi Liverpoolin e Jurgen Klopp për të rritur epërsinë e tyre në krye ndërsa ata udhëtojnë te Bournemouth të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori