Shfaqet në internet një tjetër video e momentit kur policia qëllon sulmuesin në Londër (Video)

5:"Burim
Në internet ka filluar të qarkullojë një video tjetër e momentit kur policia angleze qëllon sulmuesin pranë Parlamentit britanik, i cili shkeli me veturë mbi 20 persona katër prej të cilëve ndërruan jetë nga plagët e marra.
Edhe pse kjo video është duke bërë xhiron e botës, autoritet e sigurisë ende nuk e kanë konfirmuar autenticitetin e saj, transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, sulmuesi i cili arriti të shkelë dhjetëra persona në urën Westminster kishte therur edhe një polic pranë portës së Parlamentit, i cili vdiq rrugës për në spital.
Dhe së fundmi autoritet e sigurisë në Londër të cilët e kanë cilësuar sulmin si “incident terrorist”, kanë zbuluar identitetin e personit të dyshuar për sulmin në Londër.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































