LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet më në fund Nissan GT-R 50 nga Italdesign

Shfaqet më në fund Nissan GT-R 50 nga Italdesign

Pritjes së gjatë për këtë veturë, mund të thuhet se ia ka vlejtur

Ishte planifikuar që të shfaqej në Geneva Motor Show, por shkaku i rrethanave me coronavvirus, prezantimi i Nissan GT-R 50 nga Italdesign, është shtyer për shumë më gjatë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, shfaqja më në fund e kësaj makine, ka treguar se ia ka vlejtur pritja për këtë model të krijuar që të festohet 50 vjetori i linjës GT-R dhe i njëjti përvjetor që Italdesign e ka festuar nëj vit më herët.


Ky model është bazuar në GT-R Nismo, derisa drejtori i përgjithshëm i Italdesign, Jorg Astalosch ishte më se i lumtur që u realizua ky prezantim, megjithëse u vonua shumë.

“Them se është një ditë e rëndësishme, për të cilën do të punojmë që ta lansojmë ashtu si kemi planifikuar, në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit që vjen”, ka thënë Astalosch.

Lansimi i i kwtij Nissani në vetëm 50 njësi, e bën atë shumë të kërkuar, pasi që vetëm një numër i vogël mund ta përjetojnë të vozitjen me këtë makinë të veçantë.

Brenda Nissan GT-R 50 është motori me 3.8 litra që prodhon 710 kuaj fuqi, duke ia mundësuar që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 2.5 sekonda. /Telegrafi/