Shfaqen vetëm te femrat: Simptomat që tregojnë se mund të keni sulm në zemër!

Sulmet në zemër janë një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve të hershme në botën moderne.
Fatkeqësisht, kjo sëmundje zakonisht shfaqet papritur te njerëzit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, para se të ndodh tragjedia, trupi na dërgon mesazhe të cilat thjesht nuk duhet t’i injorojmë.
Bright Side i tregon shenjat e sulmit në zemër të cilat çdo femër duhet t’i dijë.
Dhimbje në shpinë, qafë, mjekër dhe duar
Këto shenja mund të jenë konfuze, pasi që sulmi në zemër zakonisht shoqërohet me dhimbje në gjoks apo në dorën e majtë, jo në mjekër apo qafë. Dhimbja mund të jetë progresive, akute apo e papritur. Madje, ajo mund t’ju zgjojë nga gjumi në mes të natës. Prandaj është e domosdoshme të konsultoheni me një doktor posa të vëreni simptoma të pazakonshme.
Dhimbje e mprehtë në stomak
Disa prej shenjave që tregojnë se po afrohet sulmi në zemër mund të ngatërrohen me shenja të helmimit, gripit apo thartirës në lukth. Ndonjëherë femrat përjetojnë presion në regjionin abdominal.
Djersë të ftohta
Djersët e ftohta janë një prej simptomave tjera të zakonshme mes femrave. Shpeshherë këto djersë ndërlidhen edhe me stresin. Sidoqoftë, nëse nuk keni pasur simptoma të ngjashme më parë, më mirë të konsultoheni me një specialist.
Probleme me frymëmarrje dhe marramendje
Problemet e frymëmarrjes pa ndonjë arsye janë shpeshherë shenja të qarta të një sulmi në zemër, e veçanërisht nëse shoqërohen me simptoma tjera. Femrat të cilat i kanë mbijetuar sulmit në zemër tregojnë se ato ndiheshin sikurse kanë vrapuar një maratonë, ndonëse nuk kishin lëvizur fare.
Lodhje e madhe
Nëse edhe pas një pushimi të gjatë ndjeni lodhje të tepërt dhe nuk mund të kryeni detyra të thjeshta (p.sh. të shkoni në tualet), atëherë kjo është shenjë alarmuese dhe arsye e fortë për t’i kushtuar vëmendje gjendjes së sistemit kardiovaskular.
Presion dhe dhimbje në gjoks
Dhimbja në gjoks, parehatia, djegia, ndjenja e presionit në gjoks – të gjitha këto simptoma e manifestojnë vetveten pavarësisht gjinisë. Por disa femra nuk përjetojnë dhimbje në anën e majtë të gjoksit, por në të gjithë sipërfaqen. Nëse dhimbja apo presioni nuk zhduket brenda pak minutave, atëherë telefonojeni doktorin.
Vëmendje: Të gjitha këto shenja nuk janë garantues të një sulmi në zemër. Sidoqoftë, kombinimi i tyre, por edhe shpeshtësia e simptomave të ngjashme, shërbejnë si arsye të mjaftueshme për t’u konsultuar me specialistët. Kujdesi mjekësor në kohë të duhur mund t’jua shpëtojë jetën. Kujdesuni për veten. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë