Dhjetëra të rinj dhe familjarë tashmë kanë zënë vendet e tyre rreth atyre pikave të shitjes së kafeterive mobile të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


00   festa111

Përreth shihen edhe disa fuqi që po shërbejnë për të ndezur zjarr për ngrohje. Kjo ndoshta se i ka gjetur të papërgatitur menaxherët e këtyre pikave të shitjes, pasi që ngrohja përmes kësaj mënyre, nuk i përngjanë një sheshi të qytetit të rregulluar për festat e fund vitit. Kjo më shumë do t’i shkonte përshtati ndonjë Getoje periferike.

00   festa222

Apo, më mirë të thuhet, kjo i përngjanë një sheshi të një qyteti perëndimor, mirëpo të shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Por, ndoshta edhe mund t’i falet ky veprim, pasi që është hera e parë që Prishtina të paktën po tenton që Vitin e Ri ta festojë si metropolet e vendeve perëndimore.

00   festa333

Ndërkohë këngëtarët janë duke u përgatitur për të performuar në skenën kryesore të vendosur në këtë shesh.

Drejtoria e Kulturës në Komunë e Prishtinës, ka paralajmëruar agjendën e programit që do të shfaqet në qendër të qytetit, por kanë bërë me dije se do të ketë edhe befasi.