Shërbimit Urgjent në Pejë nga sot i janë shtuar edhe pesë infermierë.
Kështu bën të ditur Komuna e Pejës.
Në njoftim bëhet e ditur se pas rekrutimit të stafit të ri për Urgjencën së shpejti do të hapet edhe njësia e saj në Bogë për të mbuluar fshatrat turistike të Rugovës me shërbime mjekësore.
“Sot, Shërbimit Urgjent 194 i shtohen pesë infermierë, të cilët do shërbejnë në kuadër të Urgjencës.
Pas investimeve në infrastrukturën e objektit shëndetësor në Bogë dhe rekrutimit të stafit të ri për Urgjencën së shpejti do të hapet edhe njësia e saj në Bogë për të mbuluar fshatrat turistike të Rugovës me shërbime mjekësore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/