LAJMI I FUNDIT:

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit aksion në Malet e Sharrit, dyshohet se aty ndodhet personi që u raportua i zhdukur në Prizren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit aksion në Malet e Sharrit, dyshohet se aty ndodhet personi që u raportua i zhdukur në Prizren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës janë duke zhvilluar një aksion shpëtimi këtë të shtunë në Malet e Sharrit, afër Prevallës, pas informacioneve se atje ndodhet një person i cili ishte raportuar i zhdukur ditë më parë në Prizren.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit, por nuk kanë pranuar të japin detaje për shkak të siç kanë thënë, rastit të djeshëm për të cilin bëhet fjalë.

“Anëtaret e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës janë nisur për në Malet e Sharrit, më konkretisht afër Prevallës për të zhvilluar një aksion shpëtimi. Kemi marrë informacion se atje ndodhet një person i cili është raportuar i zhdukur më 27 tetor në Prizren. Më shumë detaje nuk mund të japim për shkak të rastit të ndjeshëm, ndaj do të njoftoheni me kohë”, kanë thënë përmes telefonit për Telegrafin.


Ndryshe, në raportin 24 orësh të policisë u bë e ditur se një person është raportuar i zhdukur më 27 tetor nga babai i tij. Rasti u tha se është nën hetime.

“Rr. Ibrahim Rugova, Prizren 27.10.2022–19:34. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se djali i tij viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti nën hetime”, thuhej në raportin policor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori