LAJMI I FUNDIT:

Sheqerinska: Mali i Zi dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes

Sheqerinska: Mali i Zi dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e mbrojtjes

Maqedonia dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm, veçanërisht në mbrojtje, të cili edhe më tej do të vazhdojnë të zhvillohen, sepse është racionale, pragmatike dhe logjikshme për të dy vendet, tha sot Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska pas takimit me Ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq , në Qendrën e Trajnimit për Pilotët Ushtarakë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Boshkovic po qëndron për vizit te ushtarët malazezë në Maqedoni.

Ministri Boshkoviq tha se Mali i Zi ka marrëdhënie shumë të mira dypalëshe me Maqedoninë, si me çdo vend tjetër në rajon dhe në botë, dhe informoi se që kur Mali i Zi hyri në Aleancë vitin e kaluar hyri në Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë dhe se përfitimet nga ajo janë të shumëfishta.


Boshkoviq tha se vitin e fundit pasi Mali i Zi u bashkua me Aleancën, ka përfitime të konsiderueshme në ekonomi, nga tensione të ulëta politike në rritjen ekonomike.

Duke iu përgjigjur një pyetjen e gazetarëve se nëse Maqedonia nuk bashkohet me NATO-n, Ministri Boshkoviq tha se gjithçka që ndodh në rajon nuk mund të shihet si një rast i izoluar, sepse ne jemi të lidhur dhe paqëndrueshmëria në Maqedoni me siguri do të ndihet edhe në Mal të Zi, Kosovë, Serbi. Natyrisht, kjo vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë dhe të tjerët.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori