Sulmuesi brazilian, David Neres, është një nga yjet e skuadrës së Ajaxit, që po e befason Evropën.

Ajax ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar klube si Real Madridi dhe Juventusi.


Pikërisht këta të fundit, menjëherë pas ndeshjes janë ulur me drejtuesit e Ajaxit dhe kanë kërkuar informacione për blerjen e sulmuesit brazilian që në verën që po vije.

GettyImages 1143125692 David Neres i Ajax . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ka qenë pikërisht Neres që i kishte shënuar Juventusit në ndeshjen e parë, nga një solo aksion.

Mediat italiane raportojnë se favorit për të blerë Neres, është skuadra e Arsenalit.

Londinezët kanë avancuar në kontaktet si me futbollistin, ashtu edhe me klubin holandez.

GettyImages 1143125692 David Neres i Ajax . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Futja e Juventusit në mes mund të bëjë që të rritet më shumë vlera e tij në treg dhe e ardhmja të mendohet edhe një herë nga braziliani. /Telegrafi/

telegrafi sport app