Shënoi dy gola dhe asistoi njëherë, Sunday Akinbule flet për fitoren e parë të Prishtinës

13:"Shpend Ahmeti
Sunday Akinbule ishte protagonist absolut te Prishtina në fitoren ndaj Ferizajt si mysafir me rezultat 3-1. Sulmuesi nigerian shënoi dy herë, ndërsa asistoi te goli i tretë i Prishtinës i shënuar nga Ardian Muja, duke kompletuar një ndeshje shumë të mirë në aspektin individual. Kjo ishte fitorja e parë e Prishtinës këtë sezon, pasi në xhiron e parë barazuan pa gola ndaj Suharekës, ndërsa në xhiron e dytë ndeshja nuk u zhvillua.

"Mendojë se sot bëmë punë të mirë sa i përket taktikave të trajnerit Cavalli. Jemi shumë të kënaqur me tre pikët, sikurse edhe me performancën time personale", ka thënë Akinbule. Sulmuesi nigerian shihet si një nga blerjet më të mira të skuadrës bardhekalëtër në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































