LAJMI I FUNDIT:

Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga “ethet e minjve”

Shënohet viktima e parë në Shqipëri nga “ethet e minjve”

Sëmundja ‘Ethet e minjve’ ka shkaktuar viktimën e parë në Shqipëri.

Një 32-vjeçar nga Erseka nuk ka arritur t’i mbijetojë virusit, ndërkohë që shefja e shërbimit infektiv në QSUT, Najada Çomo tha për RTV Ora se këtë vit në spital janë paraqitur 2 raste.

Sipas mjekes, sëmundja transmetohet nga kontaminimi i ushqimit me miun e kuq që ndeshet në zonat malore.


“Ne mund të sëmuremi nga ethet e minjve nëpërmjet marrjes së leptospirës, e cila merret nga çdo lloj miu dhe ethja tjetër që është ethja e marrë nga minjtë që janë brejtës me ngjyrë të kuqe. Njeriu infektohet nëpërmjet kontaktit të ushqimit që është infektuar nga këta lloj brejtësish”, tha Çomo.

Të prekurit shfaqin temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe muskujsh, ndërsa mjekja Najada Çomo i bëri apel qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë prej këtyre simptomave.

“Simptomat kryesore janë temperatura e larte, dhimbja e kokës, e muskujve dhe e artikulacioneve shoqëruar me gjakderdhje”, tha ajo.

Qytetarët që jetojnë në zonat urbane, sipas Çomos nuk janë të rrezikuar nga kjo sëmundje, ndërsa kujdes duhet të shfaqin ata që frekuentojnë zonat malore në të gjithë vendin.

Ethet e minjve janë shfaqur për herë të parë në vendin tonë në vitin 1984, teksa çdo vit gjatë stinës së verës ekziston rreziku i përhapjes për shkak se thatësira dhe temperaturat e larta nxisin lëvizjen e brejtësve të kuq. këtë muaj ethet e minjve janë shfaqur edhe në Kosovë ku kanë shkaktuar vdekjen e një 21-vjeçari të prekur në zonat malore. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori