Ndonëse kanë kaluar vetëm gjashtë ditë të fushatës për zgjedhjet lokale, ndaj partive politike pjesëmarrëse, janë paraqitur edhe ankesat e para për shkelje të kodit të mirësjelljes.
Drejtues të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa thonë se ankesat janë paraqitur nga subjektet politike dhe organizatat joqeveritare që monitorojnë fushatën zgjedhore.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tash janë paraqitur 46 ankesa, disa prej të cilave janë aprovuar, kurse të tjerat janë në proces të shqyrtimit.
“Janë paraqitur 28 ankesa, 24 ankesa janë aprovuar, 4 janë refuzuar dhe 18 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit”, thotë Desku.
Numri më i madh i ankesave, sipas Deskut janë paraqitur ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjithsej 22 ankesa, kurse 9 janë deponuar kundër Partisë Demokratike të Kosovës.
Natyra e ankesave të parashtruara në PZAP janë të ndryshme, por që sipas Deskut, dominon vendosja e materialeve propaganduese në hapësirat publike e që është e ndaluar më ligj.
Edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren më monitorimin e fushatës zgjedhore pohojnë se numri më i madh i ankesave ka të bëjë me vendosjen e posterëve në hapësirat publike.
Albert Krasniqi, nga koalicioni “Demokracia në Veprim”, tha për Radion Evropa e Lirë se deri më tani, ky koalicion ka adresuar 25 ankesa në PZAP. Ai vlerëson se gjatë kësaj kohe nuk janë evidentuar shkelje të mëdha të kodit të mirësjelljes. Sipas tij, aktivitetet e deritashme nuk janë aq intensive dhe nuk janë mbajtur tubime të mëdha, por kryesisht janë vizita te qytetarët.
“Kurse për shkeljet tjera që janë pak më të vogla, në krahasim me të kaluarën, apo diçka që ne nuk po mundemi të identifikojmë është përdorimi veturave zyrtare. Në këtë aspekt po kemi vështirësi t’i identifikojmë, për shkak se shumë vetura zyrtare kanë ndryshuar targat e regjistrimit nga ato zyrtare në ato civile. Ne po e kemi vështirësi t’i identifikojmë dhe t’i paraqesim në PZAP. Gjuha e urrejtjes është më pak e pranishme. Ka përdorim të fëmijëve në fushatë, por jo në masë të madhe”, tha Krasniqi.
Në anën tjetër, Mul Desku thotë se për ankesat e parashtruara, PZAP vendos gjoba varësisht nga lloji i shkeljes së kodit të mirësjelljes.
“Pavarësisht shkeljeve gjobat mund të shqiptohen deri në 50 mijë euro, por për natyrën e këtyre shkeljeve, mund të ndodh mbi 500 euro varësisht prej shkeljeve edhe Paneli merr vendim lidhur me këto”, thotë Desku.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të zgjas deri më 20 tetor. Më 21 tetor, do të jetë heshtje zgjedhore. Ndërsa, me 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës. Si rezultat do të zgjidhen kryetarët e rinj të komunave dhe këshilltarët nëpër asambletë komunale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 91 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetar komune apo për këshilltar në kuvendet komunale).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Sekretariati kërkon nga KQZ të hapen 177 kuti të votimit nga diaspora – PDK e AAK kundërshtojnë

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi