LAJMI I FUNDIT:

“Shënjestra-Fortesa”, Këshilli Gjyqësor do të shqyrtojë vendimin e Apelit

“Shënjestra-Fortesa”, Këshilli Gjyqësor do të shqyrtojë vendimin e Apelit

Një grup pune nga Këshilli Gjyqësor do të shqyrton rastin “Shënjestra-Fortesa” dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për kthimin në rigjykim të lëndës për përgjimin masiv, vepër e cila i ngarkohet ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Do të shqyrtohet edhe procedura për lëndët “Thesari”, “Transportuesi” dhe rasti “Alfa”. Për rastin “Target-Fortesa” grupi i punës do të kërkon të di arsyet pse lënda në fjalë qëndroi në sirtar për një vit.

“Obligohet koordinatori i Gjykatës së Apelit që së bashku me grupin e punës të themeluar nga anëtarët e Këshillit Gjyqësorë, Mirjana Radevska Stefkova dhe Meri Radevska që në afat sa më të shkurtër të kryejnë vizitë punë në Gjykatën e Apelit me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike, respektimin e dispozitave ligjore dhe veprimet e ndërmarra nga gjykatësit si dhe ligjshmëria e asaj nëse në ndonjë gjykim ka marrë pjesë gjykatës të cilët i kanë plotësuar kushtet për pension. Kjo i referohet lëndëve: “Shënjestra-Fortesa”, “Thesari”, “Transportuesi” dhe “Alfa”, tha Vesna Dameva, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Gjykata e Apelit sot përmes një njoftimi shpjegoi sipas tyre, arsyet pse është shfuqizuar vendimi i shkallës së parë për rastin “Target-Fortesa”. Sipas tyre, gjatë procesin gjyqësorë janë bërë shkelje esenciale ndaj dispozitave të Ligjit mbi procedurën penale.


“Gjykata e Apelit ka konstatuar se ekziston papajtueshmëri mes aktvendimit dhe versionit në formë të shkruar, përkatësisht në vendimin e shkruar nuk janë potencuar dhe theksuar veçmas veprimet kundërligjore për çdo një të akuzuar”, thonë nga Gjykata e Apelit.

“Shënjestra-Fortesa” është lënda e katër me radhë, mbi akuzat e shtruara nga ish PSP, për të cilat Gjykata e Apelit i ka rrëzuar vendimet e Gjykatës Penale. Paraprakisht rrezoi rastin “Thesarin” në të cilën Mijallkov u dënua me 8 vite burg për prokurim të jashtëligjshëm të pajisjeve për përgjim. Rasti “Titanik 2” ku për parregullsi zgjedhore akuzohen Mijallkov, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, Sasho Srtsev, Elizabeta Stefanova dhe Vllatko Sajkovski. Lënda “Titanik 3” në të cilën për keqpërdorime zgjedhore akuzohen Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në sirtarët e Apelit mbetet lënda “Transportuesi” për të cilën akuzohet ish kreu i Manastirit, Vlladimir Talveski mbi akuzat për kurdisje tenderi. Lënda “Parcelat në Vodno” ku të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev. Rastet e vetme që kanë përfunduar janë rasti “Tanku” për të cilin janë dënuar ish ministrja e Brendshme, Gordnata Jankullovska dhe ish kryeministri Nikolla Gruevski për tenderin e Mercedesit prej 650 mijë euro, si dhe rasti “Sopoti”. Në këtë rast të dënuarit u shpallën të pafajshëm, ndërsa Prokuroria Publike deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për zbardhjen e rastit, përkatësisht ndjekjen penale të montuesve të rastit. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori