LAJMI I FUNDIT:

Shenjat e hershme të diabetit nga të cilat duhet të kemi kujdes gjatë festave të fundvitit

Shenjat e hershme të diabetit nga të cilat duhet të kemi kujdes gjatë festave të fundvitit
(Foto: Pexels)

Festat e fundvitit janë periudha e relaksit dhe heqja dora nga kufizimet strikte. Por, mes gjithë atyre festimeve dhe kënaqësive të tepërta, mund të vëreni disa ndryshime të pazakonta te vetja juaj.

Megjithëse këto mund të kalojnë si një efekt anësor i argëtimit, pirjes dhe ushqyerjes, ato gjithashtu mund të jenë shenja paralajmëruese të hershme të diabetit të tipit 2.

Miliona njerëz në gjithë botën jetojnë me këtë sëmundje, por shumë prej tyre nuk e kanë idenë se e kanë atë. Simptomat mund të jenë të lehta, por disa prej tyre mund të bëhen më të dukshme gjatë periudhës festive.


Dy ushqime 'të shëndetshme' që mund ta rritin nivelin e sheqerit në gjak dhe të çojnë në shtim të peshës
Lexo po ashtu Dy ushqime 'të shëndetshme' që mund ta rritin nivelin e sheqerit në gjak dhe të çojnë në shtim të peshës

“Diabeti ndonjëherë kalon i pazbuluar pasi disa nga simptomat kalojnë pa u vënë re”, citon Sun Health fjalët e Dr Neel Patel.

(Foto: The Sun)

Në vijim është lista me nëntë treguesit e hershëm të diabetit që mund të duhet t’i kontrolli nga një mjek gjatë periudhave festive:

1. Urinimi më shpesh se normalisht

Urinimi i shpeshtë është një nga simptomat më të shpeshta të diabetit të tipit 2. Kjo ndodh për shkak se e ndihmon trupin ta largojë glukozën e tepërt.

Gjatë festave, mund ta gjeni veten duke urinuar më shpesh se normalisht dhe mund ta fajësoni alkoolin ose motin e ftohtë. Por, nëse vëreni se kjo ndodh rregullisht, veçanërisht gjatë natës, do të ishte e mençur të vizitoni një mjek.

2. Erë e keqe nga goja

Ushqimet e shumta festive mund t’ju japin erën e keqe të gojës. Por, një erë e çuditshme nga goja është gjithashtu e shpeshtë tek ata që vuajnë nga diabeti.

Në varësi të shkakut të saktë të saj, mund të ketë erë si çdo gjë nga vezët e kalbura ose mollët deri te pikat e ëmbla të dardhës.

Të tjerë e krahasojnë erën me aceton ose heqës të llakut të thonjve.

3. Të jesh jashtëzakonisht i etur

Ndjenja e etjes së tepërt është e zakonshme pas një nate të rëndë festive, por është gjithashtu një tregues kryesor i diabetit.

Është rezultat i çekuilibrit të sheqerit në gjak të shkaktuar nga kjo gjendje shëndetësore.

Çfarë ndodh në organizmin tuaj kur e anashkaloni mëngjesin
Lexo po ashtu Çfarë ndodh në organizmin tuaj kur e anashkaloni mëngjesin

4. Lodhja

Me të gjitha festat dhe mbledhjet familjare, është e lehtë të ndihesh i rraskapitur gjatë Krishtlindjeve. Por, lodhja ekstreme mund të sugjerojë se diçka më serioze po ndodh.

Derisa lodhja juaj mund të ketë shumë shkaqe, mund t’ia vlejë të flisni me mjekun tuaj të përgjithshëm nëse diabeti mund të qëndrojë pas saj.

5. Plagët kërkojnë më shumë kohë për t’u shëruar

Nëse prisni veten gjatë copëtimit të perimeve ose mbështjelljes së dhuratave dhe plagës i duhet më shumë kohë se normalja për t’u shëruar, kjo mund të jetë një shenjë tjetër që mund të keni diabet.

Kur gjendja është e pakontrolluar, mund të shkaktojë që gjaku të lëvizë më ngadalë, duke e bërë të ndërlikuar për trupin që të japë lëndë ushqyese në plagë.

Si rezultat, lëndimet mund të shërohen më ngadalë se zakonisht ose aspak.

6. Marramendja

Marramendja është një simptomë klasike pas një nate festive me pije alkoolike.

Mirëpo, raportohet gjithashtu nga shumë njerëz me diabet për shkak të nivelit të ulët ose të lartë të sheqerit në gjak dhe dehidrimit.

Ndikimi i mjaltit në menaxhimin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak
Lexo po ashtu Ndikimi i mjaltit në menaxhimin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak

7. Agresiviteti, nervozizmi dhe padurimi

Hulumtimet sugjerojnë se ndryshimet e sheqerit në gjak mund të ndikojnë ndjeshëm në disponimin tuaj. Prandaj, disa njerëz me diabet, pavarësisht nëse janë të diagnostikuar apo jo, përjetojnë nervozizëm, agresion ose padurim.

Kalimi i kohës me vjehrrit tuaj mund ta nxitë këtë sjellje padyshim gjatë tryezës së darkës, por nëse është veçanërisht e pakëndshme për ju ose ndodh rregullisht, merrni parasysh të flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.

Pavarësisht nëse diabeti apo jo, mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, si edhe zgjidhje.

8. Ankthi

Simptomat e ankthit mund të ngatërrohen me simptoma të sheqerit të ulët në gjak dhe anasjelltas.

Për shembull, rrahjet e zemrës, konfuzion, dridhje, djersitje, marramendje, dhimbje koke dhe të përzierat, janë simptoma të hipoglikemisë dhe sulmeve të panikut.

Hulumtimet sugjerojnë se ankthi prek rreth 40 për qind të njerëzve me diabet.

9. Humbje peshe pa u përpjekur

Shumica e njerëzve ushqehen më tepër gjatë festave dhe rrobat e tyre duken pak më të ngushta në janar. Andaj, nëse ndodh e kundërta – shihni se xhinset tuaja duken më të lirshme – ia vlen t’i kontrolloni.

Diabeti mund të shkaktojë humbje të shpejtë në peshë, sepse kur humbet sheqeri përmes urinimit të shpeshtë, humbet edhe kalori. Kjo, së bashku me dehidratimin, mund të shkaktojë humbje peshe.

Çfarë i bën trupit konsumimi i tepërt i sheqerit
Lexo po ashtu Çfarë i bën trupit konsumimi i tepërt i sheqerit

Simptomat tjera të shpeshta të diabetit, më pak specifike për periudhën festive, janë:

Kandidiaza ose kruarja e organeve gjenitale

Konfuzioni

Uria

Vështirësi në koordinim, përqendrim dhe vendimmarrje

Ndryshimet e personalitetit dhe sjelljes

Shikim i turbullt

Pika të errëta në lëkurën tuaj


Disa njerëz janë më të rrezikuar se të tjerët. Dr Patel ka thënë se në përgjithësi, njerëzit që janë me mbipeshë ose obezë janë më të rrezikuar nga zhvillimi i diabetit të tipit 2.

Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes kronike
Lexo po ashtu Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes kronike

Diabeti mund të jetë shumë i rrezikshëm nëse nuk trajtohet. Shumica e komplikimeve zhvillohen me kalimin e kohës, por të tjerat mund të shfaqen në çdo moment.


Komplikimet e diabetit përfshijnë:

Humbje shikimi

Probleme me këmbët, si ulcera kronike

Atak në zemër

Goditje në tru

Probleme me veshkat

Dëmtim nervor

Sëmundje e mishrave të dhëmbëve

Vështirësi seksuale


Mirëpo, nëse diabeti menaxhohet siç duhet, do të jeni në gjendje të jetoni një jetë të shëndetshme dhe normale. Në këtë mënyrë, mund ta ulni rrezikun e diabetit të tipit 2 duke zgjedhur një mënyrë jetese të shëndetshme.

Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë - mund të jetë shenjë e hershme e diabetit
Lexo po ashtu Një ndryshim i pazakontë në sqetull, qafë dhe ijë - mund të jetë shenjë e hershme e diabetit

Një nga faktorët më të mëdhenj që mund të ndihmojë është humbja e peshës. Kjo mund të arrihet duke rritur aktivitetin fizik dhe duke ngrënë vakte më të shëndetshme të balancuara.

Dy ndryshime tjera kyçe të stilit të jetës që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të diabetit të tipit 2, janë lënia e duhanit dhe pakësimi i konsumimit të alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori