Të paktën 22 ligje që rregullojnë fushën dhe funksionimin e shëndetësisë, janë miratuar viteve të fundit nga Kuvendi i Kosovës.
Por, sikurse edhe në fushat tjera, sfidë më vete mbetet zbatimi i ligjeve.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se ligjet po zbatohen në një masë të kënaqshme, por sindikalistët e shëndetësisë e thonë të kundërtën. Sipas këtyre të fundit, ligjet po miratohen pa u kalkuluar implikimet buxhetore dhe më pas ato po mbesin vetëm në letër.
Në anën tjetër, zyrtarë nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut thonë se ligjet në Kosovë janë të standardeve evropiane, por buxheti i Kosovës nuk e mbulon zbatimin e plotë të tyre.
Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë thotë se përveç implikimeve buxhetore të paparapara për zbatim të ligjit, është edhe faktori njeri që ndikon në moszbatimin e plotë të tyre.
“Sa u përket ligjeve, ato janë të aprovuara vite më parë, por që shumë nga to, në të shumtën e rasteve nuk janë të zbatueshme në praktikë. Andaj kjo e dëmton funksionalizmin e shëndetësisë si duhet”.
“Disa ligje, po e marr shembull atë të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, nuk funksionojnë si duhet, pikërisht për shkak të tekeve të individëve të caktuar. Ndryshe, ligjet nuk kanë të bëjnë me politikën, por politika po ndërhyn në ligje. Pas aprovimit po ndërhyn politika dhe po i dëmton në masë të madhe”, vlerëson Syla.
Ndërkaq, Afërdita Hoxha, zyrtare ligjore në Ministrinë e Shëndetësisë,bën të ditur se është mungesa e buxhetit dhe e resurseve humane ajo që ndikon në moszbatimin e plotë të disa ligjeve. Megjithatë, ajo thotë po ashtu, se nuk janë të gjitha ligjet të pazbatueshme, pasi që disa prej tyre zbatohen në tërësi.
“Në përgjithësi, ligjet që janë në fuqi zbatohen, por disa nga to për shkak të kostos dhe resurseve humane, nuk aplikohen. Për shembull, Ligji për Sigurime Shëndetësore për shkak të mungesës së resurseve humane dhe ngritjes së kapaciteteve, e që është në fazë Ministria e Shëndetësisë nuk është e gatshme, tash për tash të zbatohet”, thotë Hoxha.
Sipas saj, një gjendje e tillë pa dyshim që mund të ketë implikime negative te qytetarët, pasi nuk ofrohen shërbime adekuate shëndetësore.
Ndërkaq, Behxhet Shala nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, thotë se ligjet që miratohen nga Kuvendi i Kosovës, janë në harmoni me ato të Bashkimit Evropian. Por, buxheti i Kosovës është ende shumë i ulët për t’i zbatuar ato.
“Realisht, çdo ligj që miratohet, duhet ta ketë edhe koston financiare. Dhe, kryesisht, ligjet tona u përmbahen standardeve të Bashkimit Evropian dhe këtu qëndron hendeku i madh i asaj që ligjet miratohen dhe nuk mund të implementohen”.
“E ka të pamundur Kosova t’i mbulojë këto ligje, pasi buxheti është më shumë social dhe zbatimi i ligjeve është i imponuar nga buxheti e që s’ka garanci që mund t’i financojë këto ligje. Këtu po shfaqen probleme dhe çdo qeveri dhe ministra po mundohen t’ua lënë barrën ministrave paraprak. Jo pse ata nuk duan t’i zbatojnë ligjet, por nuk po mund t’i zbatojnë”, thekson Shala.
Sidoqoftë edhe zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë, ligjet në fushën e shëndetësisë, që janë hartuar viteve të fundit, i kanë cilësuar si një bazë e mirë në reformën e mëtutjeshme shëndetësore, por kanë vlerësuar se zbatimi i tyre është vënë në pikëpyetje. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025