Nga: Shpend Hoxha / Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha
Që nga viti 2011, për dhjetë vite me radhë, nga babai Begri Abdullahu dhe djemtë e tij Berat dhe Denis Abdullahu, shëmtohen veprat e shkrimtarit Rexhep Hoxha.
Në vitin 2012, me një letër publike, me titullin “Shtëpia Botuese ‘Berati’ e Prizrenit, mashtruese”, Rexhep Hoxha ndër të tjerash ka shkruar:
“Çka ngjau me veprat mia? Pas botimit të tri veprave të para Lugjet e verdha 1 dhe 2, kur i shpaloj, janë botuar me aq gabime, sa mos me ta marrë mendja. Nuk ka faqe të librit pa gabime. Në faqet 94, 95 dhe 96, të romanit Ermali hasa në 30 gabime kapitale, athua se kompjuteristi i ka luajtur gishtat me sy të mbyllur, për ta irrituar lexuesin nga libri, për t`i mos i dashur as librat tjerë. Për gabime të mëdha duhet ta largohet nga shitja libri im Ermali”.
Që lexuesit e vegjël te irritohen dhe të mos e donë librin, që atëherë, e edhe në ditët e sotme, po këto libra janë në shitje në pothuaj të gjitha libraritë e Kosovës, dhe po ashtu janë nëpër sirtarët e të gjitha bibliotekave të shkollave tona të ciklit të ulët.
E kisha bë një pyetje.
Personat kompetentë të komunave të Kosovës, para se të blejnë librat prej librarëve matrapazë, i lexojnë ato që të identifikojnë gabimet trashanike që përmbajnë ato libra?
Arsimtarët e shkollave të ciklit të ulët e dinë se çfarë librash u japin fëmijëve të lexojnë nga bibliotekat e shkollave të tyre?
Sa për ilustrim, t`i lëmë anash deformimin e tregimit të librit, që në shumë raste tregimi edhe e humb kuptimin e saj për shkak të deformimit të fjalive, mungesën e fjalëve dhe deformimin e tyre. Vetëm në librin Lugjet e verdha janë identifikuar mbi 1000 gabime trashanike drejtshkrimore, ndërsa në librin Verorja, po ashtu mbi 1000 gabime të tjera drejtshkrimore.
Meritojnë këto libra të lexohen nga lexuesit e vegjël? Edhe po t`i lexojnë i bindur jam se përgjatë leximit e humbin durimin, e edhe interesimin për të lexuar.
Meritojnë shkollat tona, të kenë nëpër bibliotekat e tyre këto libra?
A duhet organet kompetente të largojnë librat e shkrimtarit Rexhep Hoxha nga bibliotekat e shkollave tona të ciklit të ulët, të shtypura pa lejen e autorit dhe të trashëgimtarit të tij, nga Shtëpia Botuese “Berati” nga Prizreni.
Edhe shkrimtari Rexhep Hoxha, qysh në vitin 2012, ka thënë: “Fëmijët, duke i lexuar librat e mi të shtypura nga Shtëpia Botuese e lartpërmendur, irritohen dhe i bënë ata që t`i mos i donë librat e tjerë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Djali i Fadil Hoxhës, Sharri, ndër të parët ka shkruar parullën: Kosova Republikë!
Tetë perandorët më të përgjakshëm të historisë së Romës

Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe

Arroganca e pushtetit

SYTË E ÇDO TË PANJOHURI

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës