Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në reagim në Twitter thuhet se, prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkua dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm.


"Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës", thuhet në reagim.

Shkrimi i plotëPrishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e situatës në terren. Ne u bëjmë thirrje palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin një përshkallëzimin të situatës. /Telegrafi/