Një pjesë e rrugës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë po vazhdon të mbetet e pashfrytëzueshme për shkak të shembjes së dheut e cila ndodhi në kohë më parë.

Megjithëse po bëhen një muaj, ende nuk kanë filluar punimet për sanimin e kësaj rruge.


Qytetarë që frekuentojnë këtë rrugë, kanë dërguar fotografi në adresë të Telegrafit, në të cilat shihet se rruga po vazhdon të jetë në gjendje të njëjtë si para një muaji.

178847558 213171266924257 3025803470662290536 n

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi ditë më parë kishte vizituar këtë vend, dhe kishte thënë se urgjentisht do të procedonin sanimin e këtij dëmi.

179854831 3885743468187462 1889923590395376996 n

“Gjendje e rëndë e trashëguar. Do të procedojmë urgjentisht sanimin e kësaj rrëshqitje të ndodhur më herët. Dëmin e shkaktuar dikush do ta paguaj e po ashtu edhe para ligjit do të përgjigjet kushdo që është fajtor për gjendjen e krijuar”, kishte thënë Durmishi. /Telegrafi/