Aktorja e njohur turke, Bergüzar Korel, u bë nënë për herë të dytë mbrëmjen e djeshme.

Siç raportojnë mediat turke, gjendja shëndetësore e nënës dhe foshnjës është e mirë, ndërsa solli në jetë një djalë.


Po ashtu thuhet se Han është emri me të cilin e ka pagëzuar djalin, i cili lindi 3.5 kg dhe 51 cm.

2607890 78d746c3eb50c4ca606a59451e975246 Bergüzar Korel dhe familja e saj

Aktorja turke gjithashtu ka një djalë tjetër me emrin Ali, i cili ka lindur në vitin 2010.

Korel ka kohë që ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Halit Ergenc, do të bëhen prindër për herë të dytë.

8ee784e84d38cb90a7199d7ba68e36c4 Berguzar Korel dhe bashkëshorti i saj, Halit Ergenc

Dy aktorët u bënë më të njohur te publiku shqiptar me rolet e tyre në serialin “1001 Gece" dhe që nga atëherë janë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/