LAJMI I FUNDIT:

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bashkëpilotuar një aeroplan Eurofighter në Gjermaninë veriore, mes tensioneve të rritura me Rusinë.

Në një prononcim për media pas fluturimit, Stoltenberg tha se ishte i impresionuar nga aftësitë e Forcave Ajrore Gjermane dhe Bazës Ajrore Laage në Rostock të Gjermanisë së Veriut.

“Baza Ajrore Laage është e rëndësishme për Gjermaninë, është mbresëlënëse jo vetëm sepse trajnon kaq shumë pilotë gjermanë, por është e rëndësishme edhe për NATO-n sepse këtu trajnohen pilotët më të mirë në botë”, tha Stoltenberg.


Gjithashtu, shefi i NATO-s theksoi se gjatë fluturimit të tij ka vëzhguar stërvitjet e ndryshme të aeroplanëve luftarak dhe vlerëson mbështetjen e tyre për aktivitetet e policisë ajrore të NATO-s, shkruan AA, përcjell Telegrafi.

Pas aktivitetit, Stoltenberg falënderoi shefin e Forcave Ajrore Gjermane, gjeneralin Ingo Gerhartz dhe personelin e tij ushtarak, për shërbimin e tyre dhe kontributin në misioniet e aleancës.

“Unë do të doja t’ju falënderoja për atë që bëni për Ukrainën, sepse Gjermania është një nga vendet evropiane që ofron mbështetjen më të madhe për Ukrainën dhe tani po ofron edhe sistemin Patriot”, tha shefi i NATO-s.

“Dhe me sa e di, ju aktualisht edhe po trajnoni personelin për përdorimin e sistemit Patriot, gjë që tregon se forcat gjermane po kontribuojnë në mënyra të ndryshme në NATO”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Ushtria gjermane u afrohet firmave të mëdha për ndihmë logjistike të NATO-s

Evropa
Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit

Një nga fabrikat më të mëdha të armëve të Putinit është në flakë pas shpërthimit

Evropa
Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Jeta përtej Tokës: Mund të jemi në prag të zbulimit më të madh në histori

Botë
Ukrainasit publikojnë pamje të një beteje me rusët që zgjati më shumë se dy orë – thonë se ‘i dhanë një goditje të fuqishme armikut’

Ukrainasit publikojnë pamje të një beteje me rusët që zgjati më shumë se dy orë – thonë se ‘i dhanë një goditje të fuqishme armikut’

Botë
Po tentonin të fitonin terren, ukrainasit zënë rob një grup të ushtarëve rusë

Po tentonin të fitonin terren, ukrainasit zënë rob një grup të ushtarëve rusë

Evropa
Putin thotë se Rusia është e hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën - për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës

Putin thotë se Rusia është e hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën - për herë të parë që nga fazat e hershme të luftës

Botë
Kalo në kategori