Ralf Ragnick ka folur rreth të ardhmes së sulmuesit gjerman Timo Werner.

Reprezentuesi i Gjermanisë po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane përfshirë Liverpoolin, Interin, Bayern Munichun, PSG-në apo Chelsean.


Megjithatë shefi aktual i RB Leipzig, Ralf Ragnick ka thënë se mënyra se si luan Werner, do t’i përshtatej Liverpoolit.

hi res 00860fee39c17b78a8985c3cbbfa237c crop north scaled

“Unë do të preferoja që Werner të qëndronte te Leipzig, por dëshira e tij është të largohet”.

“Nëse do të largohet mendoj se duhet të transferohet te Liverpooli pasi i përshtatet mënyra e lojës së The Reds”, deklaroi Ragnick.

Leipzig e vlerëson mbi 60 milionë euro Wernerin, para që për Liverpoolin nuk përbëjnë problem.

werner

61-vjeçari më parë ka qenë trajner i skuadrës gjermane, ndërsa tani ai është shef i klubit, por që menaxhon edhe skuadrat tjera si New York Red Bull apo Red Bull Brasil.

Megjithatë Ragnick mund të largohet nga puna e tij si shef i Red Bull, pasi po kërkohet me ngulm nga Milani për rolin e trajnerit. /Telegrafi/

telegrafi sport app