Shefqet Shehu ka bërë të ditur se ditë më parë është emëruar këshilltar politik i kryeministrit, Avdullah Hoti.

Shehu në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se besimin e dhënë do ta ‘përkthej’ në punë e përkushtim.


Lexoni të plotë postimin e tij:

Të nderuar/a, Ditë më parë, nga kryeministri Avdullah Hoti, jam emëruar këshilltar politik në kuadër të kabinetit të tij. Ndërkaq, para jush dhe kryeministrit Hoti zotohem se: besimin e dhënë do ta përkthej me punë e përkushtim, dinjitet e vendosmëri, besnikëri e ndershmëri dhe atë me të gjitha kapacitetet në çdo kohë e rrethanë. Me po aq konsideratë dhe mirënjohje, dua ta falënderoj edhe kryetarin e LDK-së, Prof.Isa Mustafën, për mundësinë dhe mbështetjen e dhënë në këtë rrugëtim. Zoti ju bekoftë!”. /Telegrafi/