LAJMI I FUNDIT:

SHBA shpall terrorist liderin e Hamasit

SHBA shpall terrorist liderin e Hamasit
Senior political Hamas leader Ismail Haniya speaks in the presence of the new leader of Hamas in the Gaza Strip, during the opening of a new mosque in Rafah town in the southern Gaza Strip on February 24, 2017. / AFP PHOTO / SAID KHATIB

Departamenti amerikan i Shtetit ka njoftuar se ka shpallur terrorist, Ismail Haniyeh, liderin e grupit islamist palestinez, Hamas, transmeton Reuters.

Në deklaratën e këtij departamenti thuhet se Haniyeh, së bashku me dy grupe të tjera islamike që janë aktive në Egjipt dhe një tjetër në territorin e Autoritetit Palestinez, janë listuar si terroristë globalë.

Aty është cituar Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson duke thënë se emërimet “kanë cak grupet terroriste dhe liderët”, duke përfshirë dy të sponsoruara dhe drejtuara nga Irani, e cila konsiderohet kërcënuese e stabilitetit në Lindjen e Mesme, shkatërruese e procesit të paqes dhe sulmuese e aleatëve tanë, Egjiptit dhe Izraelit”.


Në Gaza, zyrtari i Hamasit, Abu Zuhri i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se “ne kundërshtojmë dhe dënojmë vendimin dhe e shohim atë si reflektim të dominimit të bandës së zoistëve në vendimin amerikan”.

“Vendimi është i pavlerë”, ka thënë ai.

Hamas, që dominon Rripin e Gazës, është shpallur grup terrorist nga SHBA-ja dhe disa shtete Perëndimore.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka njohur Jerusalemin, kryeqytet të Izraelit, ka deklaruar gjatë përvjetorit të 30-të të themelimit të Hamasit se “ne do ta rrëzojmë vendimin e Trumpit, asnjë superfuqi nuk mund t’ia japë Jerusalemin Izraelit, nuk ka Izrael që duhet të ketë një kryeqytet të quajtur Jerusalem”.

Tre grupet e tjera të shpallura terroriste janë, Harakat al-Sabireen, Liwa al-Thaëra dhe Harakat Sawa’d Misr.

Me këtë vendim Departamenti amerikan i Shtetit ua ndalon këtyre palëve të kenë qasje në sistemin financiar amerikan. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori