SHBA shkatërron 16 anije iraniane që minonin Ngushticën e Hormuzit

Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë një seri goditjesh ndaj llojeve të ndryshme të anijeve, shumica prej të cilave ndodhen të ankoruara në porte.
"Forcat amerikane shkatërruan disa anije detare iraniane më 10 mars, përfshirë 16 anije që vendosin mina pranë Ngushticës së Hormuzit", njoftoi Komanda Qendrore amerikane në platformën X.
Ndryshe, Donald Trump deklaroi gjatë ditës se SHBA-ja ka “shkatërruar plotësisht 10 anije joaktive për vendosjen e minave”, duke shtuar se “do të ketë edhe të tjera”.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan më herët kishte deklaruar se po dyshohet se po minohet Ngushtica e Hormuzit.
Ai tha se Uashingtoni “nuk kishte raporte” që Irani ta kishte bërë një gjë të tillë, por shtoi se nëse kjo është e vërtetë, “ne duam që ato të hiqen menjëherë”.
Ndryshe, autoritetet amerikane kanë deklaruar se në ditët në vijim do të intensifikohen sulmet ndaj objekteve iraniane. /Telegrafi/





















































