LAJMI I FUNDIT:

SHBA nis hetimin ndaj kompanisë Tesla, pasi 63 mijë makina raportuan dështimet në pajisjen e ekranit të veturave

SHBA nis hetimin ndaj kompanisë Tesla, pasi 63 mijë makina raportuan dështimet në pajisjen e ekranit të veturave

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në SHBA (NHTSA), tha të martën se kishte nisur një hetim për 63 mijë makina “Tesla Model S”, pas raporteve të dështimeve të njësisë së kontrollit, që çoi në prishjen pajisjes në ekrane të veturave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, agjencia e sigurisë së automjeteve tha që vlerësimi paraprak, që mbulon automjetet e modelit 2012-2015, vjen pasi agjencia mori 11 ankesa që raportojnë një dështim të parakohshëm të njësisë së kontrollit.

Një dështim i plotë i njësisë rezulton në humbjen e karakteristikave të ekranit, opsioni vizual dhe i audios, shfletimi në internet, humbja e shfaqjes së imazhit të kamerës së pasme, thotë agjencia.


Lidhur me këtë rast, siç shkruan AlJazeera, kompania Tesla ende nuk ka dhënë një sqarim.

Ndërkaq NHTSA, tha që dështimi nuk ndikon në sistemet e kontrollit të automjeteve. /Telegrafi/