LAJMI I FUNDIT:

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të shqetësuara për aktivitetet ‘keqdashëse’ kibernetike të Koresë së Veriut

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia të shqetësuara për aktivitetet ‘keqdashëse’ kibernetike të Koresë së Veriut
Foto e marrë nga VOX

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me aktivitetet “keqdashëse” kibernetike të Koresë së Veriut, të cilat u përdorën për mbështetjen e programeve të tyre të armëve. Këtë e bënë nëpërmjet disa komenteve të lëshuara nga një deklaratë e përbashkët gjatë së premtes.

Fondet e kripto-valutave të vjedhura nga hakerët e Koresë së Veriut kanë qenë një burim kyç për financimin e programeve të armatimit të vendit të goditur nga sanksionet, thonë zyrtarët dhe ekspertët në Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Një raport i lëshuar me 6 prill nga Departamenti Amerikan i Thesarit bënë të ditur se akter sikurse Koreja e Veriut, po përdornin financa të decentralizuara (DeFi) – një segment ky në ngritje në sektorin e kriptos – për të transferuar dhe shpërlarë të ardhurat e tyre joligjore, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.


Koreja e Veriut i ka mohuar akuzat mbi hakimet dhe sulmet e tjera kibernetike. Në mesin e rritjes së kërcënimeve nukleare dhe raketore të Koresë së Veriut, i dërguari i Koresë së Jugut, ka mbajtur bisedime me homologët e tij amerikan dhe japonez në Seul gjatë kësaj jave dhe ka dënuar testet e armatimit nga vendi i izoluar.

“Ne përsërisim me shqetësim se punonjësit e IT jashtë shtetit të RPDK-së vazhdojnë të përdorin identitete dhe kombësi të falsifikuara për t’iu shmangur sanksioneve të OKB-së dhe për të mbledhur fonde për programet e raketave”, thuhej në deklaratën e përbashkët të të dërguarve, duke përdorur akronimin për emrin zyrtar të Koresë së Veriut.

Ata u bënë thirrje vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të respektojnë rezolutat e Këshillit të Sigurisë së OKB-së për të riatdhesuar punëtorët koreano-veriorë.

“Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për mënyrën se si DPRK-ja i mbështet këto programe duke vjedhur dhe pastruar fonde, si dhe duke mbledhur informacione përmes aktiviteteve të dëmshme kibernetike”, vazhdonte tutje deklarata. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Zhvillimi i robotëve humanoidë, nga Meta thonë se kanë një qëllim të ri

Teknologji
Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Nëse keni një iPhone, duhet ta çaktivizoni këtë menjëherë!

Teknologji
Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

OpenAI refuzon ofertën miliarda dollarëshe të Musk: Nuk jemi në shitje

Teknologji
Sam Altman reagon ndaj akuzave për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga teknologjitë e AI

Sam Altman reagon ndaj akuzave për shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga teknologjitë e AI

Teknologji
Kalo në kategori